Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare në gjendje kaosi dhe në një tension të paprecedentë, jashtë Parlamentit ka folur për mediat ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka propozuar për të parën herë që opozita të djegë mandatet dhe të bashkohet me popullin.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Kjo opozitë në këtë Parlament të dhunuar në këtë shkallë ekstreme nuk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta me këtë që bëri sot Edi Rama, të marrë çdo vendim për të përmbysur narkologjimin e Edi Ramës. Unë e siguroj opozitën se kurrë në pushtet nuk vjen nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria për të mbrojtur Parlamentin e tyre. Mund të bëjmë djegien solemene të mandateve. S’ka ndodhur kurrë, por s’ka ndodhur kurrë që një deputeti t’i ndërpritet fjala. Opozita bëhet një horizont i pakapshëm nëse i dhunohen në këtë mënyrë të drejtat e saj. Është Edi Rama prokruor. De facto sot Noriega u zgjodh Kryeprokuror. E keqja më e madhe pas Enver Hoxhës është Edi Rama dhe narko-qeveria e tij. Edi Rama s’do negociata, ai do pushtetin e tij të drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/