Zgjidhet trupa gjyqësore për padinë e 18 qershorit, të enjten e ardhshme...

Zgjidhet trupa gjyqësore për padinë e 18 qershorit, të enjten e ardhshme shqyrtimi

110
0
Shares

Goglat kanë përcaktuar paraditen e së enjtes trupën gjyqësore prej 5 anëtarësh të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë padinë e opozitës përfaqësuar nga Partia Agrare Ambientaliste për çregjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për deputetë.
Pas verifikimeve nga përfaqësuesit e partive politike dhe KQZ-së, të interesuara për këtë proces, shorti zgjodhi gjyqtarët Tomorr Skreli, Ridvan Hado, Sotiraq  Lubonja, Gjin Gjoni dhe Artur Malaj. Pas përcaktimit të trupës gjyqësore, sërish me short u përcaktua edhe relatori i çështjes, që u zgjodh gjyqtari Gjin Gjoni.
Tanimë, kjo trupë pritet të shqyrtojë një nga kërkesat më delikate që është shqyrtuar ndonjëherë në Kolegjin Zgjedhor, pasi nuk bëhet fjalë për përcaktimin e fituesit në ndonjë zonë apo kundërshtimin e ndonjë mandati, por pritet të përcaktohet fati i zgjedhjeve parlamentare nëse do të mbahen, ose jo më 18 qershor.
Nëse Kolegji do ta gjejë të argumentuar kërkesën e opozitës, sipas të cilës, lista shumemërore e kandidatëve të partive që janë regjistruar është dorëzuar jashtë afateve ligjore dhe për rrjedhojë duhet të anulohet, atëherë 18 qershori bie automatikisht si dita e votimeve për zgjedhjet parlamentare.
Nëse ndodh kjo, atëherë, institucionet vihen përpara një situate të paprecedente, me një datë të caktuar zgjedhjesh, por pa kandidatë. Nië situatë e tillë nuk parashikohet as në Kodin Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor do të mblidhet mesditën e së enjtes së ardhshme për të shqyrtuar kërkesën e PAA-së për datën e zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY