ANALIZA/ Pse po ia mbathin investitorët e huaj nga Shqipëria e Edi...

ANALIZA/ Pse po ia mbathin investitorët e huaj nga Shqipëria e Edi Ramës?

128
0
Shares

Mbledhja e gjithë parave të shqiptarëve në pak duar, asgjesimi i garave dhe tenderave të hapur nga qeveria, tendenca e Edi Ramës për të akumuluar gjithçka në duart e pak oligarkëve, klienë të tij, ka ndikuar fort edhe tek investimet e huaja në vend.

Në Shqipëri jo vetëm që nuk po afrohen investitorë të mëdhenj dhe seriozë, por po largohen edhe ata që kishin vendosur të riskonin paratë e tyre këtu. Sipas vëshgimeve të hollësishme që revista ekonomike “Monitor” i ka bërë shifrave zyrtare për vitin 2016, numri i ndërmarrjeve të përbashkëta ka rënë me 5.2 % . Plot 13 shtete të Europës perendimore kanë pësuar tkurrje të parave që ndërmarrjet e tyre kanë investuar në Shqipëri. Kështu gjatë vitit të shkuar janë mbyllur 153 ndërmarrje greke, 91 italiane,dhe 37 gjermane. Në rënie kanë qenë dhe bizneset nga Kanadaja dhe Amerika, me përkatësisht -29 dhe -19 subjekte të mbyllura.

Ndërkohë gjatë gjithë kohës së ushtrimit 5 vjeçar të pushtetit socialistët ata janë mburur se kanë arritur shifrën rekord të investimeve të huaja të thithura ndonjëherë në Shqipëri, duke kapërcyer tavanin e 1 miliardë USD investime të huaja në vit. Por, kjo është thjesht vetëm një parrullë propagandistike se pjesën e luanit të tyre e zënë investimet të kontraktuara përpara se Edi Rama të vinte në pushtet, pra gazësjellësi TAP dhe kaskada e hidocentraleve në lumen Devoll.

Investimet në këto dy projekte janë sa 14 për qind e PBB-së, rreth 1.5 miliardë euro. Investimet në projektin TAP janë rreth 1 miliardë euro në HEC-et e lumit Devoll pak më shumë se 500 milionë euro.

Shumë ekonomistë kanë dhënë alarmin se rënia e investimeve të huaja do të ketë efekte të madhe edhe në rritjen ekonomike, sidomos pas përfundimit të Projekteve të TAP dh Devoll.

“Ky përbën një risk seriozi si për programin buxhetor ashtu dhe për objektivat e rritjes ekonomike gjatë këtyre katër viteve”, ka thënë Selami Xhepa, president Instituti “Pashko”. “Nëse rënia e investimeve nuk do të kompensohet, atëherë objektivi që ka qeveria për rritje ekonomike 4-5 për qind s’mund të arrihet”, shprehet Arben Malaj, ish-ministër i Financave.

Sipas tyre pikërisht kjo ishte arsyeja kryesore se pse FMN e uli parashikimin për rritjen ekonomike në 2018-ën nga 4.1 në 3.7 për qind.

Gjatë fushatës elektorale të verës së shkuar, kur në debate televizive Edi Rama u sfidua nga gazetarët nëse mund të thoshte qoftë edhe një investim të vetëm që i kalonte 5 milionë USD gjatë periudhës së tij, ai mbeti pa tekst.

Dhe arsyeja është e thjeshtë. Ato jo vetëm që nuk po vinë, por tendenca po shkon drejt mbylljes së investimeve të huaja të ardhura më parë. Përqëndrimi i pushtetit, prishja e konkurencës dhe asfiksimi i lirisë ekonomike janë treguesë të qartë të këtij fenomeni.

Këtë e tregojnë edhe shifrat që publikohen çdo vit nga fondacioni “Heritage”.  Ndërsa në fillim të qeverisjes socialiste Shqipëria renditej në vendin e 54 në botë dhe në të 25 në Europë, mes 186 vendeve, që krahason ky fondacion, aktualisht ajo ka zbritur, duke u rreshtuar e 63-ta mes vendeve të përfshira në studimin e Lirisë Ekonomike ( e 29-ta, mes 43 vendeve të Europës).

Këto janë pra arsyet se pse Rilindja jo vetëm nuk thith dot investime të mëdha, por sipas shifrave të saj zyrtare, gjatë qeverisjes së Ramës, mbyllen edhe ato që ishin tashmë në vend. /Lapsi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY