SKANDALI/ Balilajt “rojet e sigurisë” së shtetit të Edi Ramës, 94 milionë...

SKANDALI/ Balilajt “rojet e sigurisë” së shtetit të Edi Ramës, 94 milionë lekë përfitoi kompania e Eskobarit

154
0
Shares

Mazhorancës duket se po i kthehet në bumerang interpelanca Braçe-Peleshi, ku sulmuan ish-ministrin e LSI për prona të dhuruara për familjen Balili, ndërkohë që kishim të bënim me një VKM, të firmosur nga vetë kryeministri Rama. Por përveç kësaj, qeverisë tashmë i ka plasur në derë një tjetër megaskandal. Kështu, kompania e familjes së Klemend Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” nga DEA amerikane, ka marrë në ruajtje institucionet kryesore të vendit, përfshirë këtu edhe prokuroritë që duhet ta hetonin atë.

Në emër të kompanisë “Balili-KO” vazhdojnë të lëvrohen miliona lekë nga thesari i shtetit, ndërsa firma për këtë tendert është hedhur vetëm pak ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu kërkoi arrestimin e menjëhershëm të tij.

Në të dhënat e publikuara nga “Open Data”, rezulton se Shoqëria e Sigurimit dhe Ruajtjes Fizike “Balili-KO”, në pronësi të Bashkim Balilit (vëllai i madh i Klement Balilit), për vitin 2016 ka përfituar 94.236.818 lekë (të rinj), transaksione nga buxheti i shtetit. Ajo që bie në sy është se institucionet që ruhen nga Balilajt janë Prokuroria e Sarandës, Prokuroria e Gjirokastrës, Prefektura e Qarkut Vlorë, Universiteti Politeknik, spitalet e disa rretheve, shtëpia e fëmijëve në Sarandë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Bashkia Sarandë etj.

Kompania rezulton fituese e një kontrate edhe në Parkun Kombëtar të Butrintit, një zonë kjo në patronazhin e UNESCO-s. Kontrata fituese ka si qëllim ruajtjen me anë të policisë private të Parkut dhe tenderi është fituar më 1 prill 2017. Edhe Prokuroria e Sarandës rezulton se ka likuiduar fatura te Balilajt më datë 07.12.2017, pra vetëm rreth një javë më parë.

Të gjitha këto transaksione dhe kontrata të rivendosura me Balilajt janë kryer edhe në periudhën kur Klemend Balili rezulton si një ndër personat më të kërkuar në vend. Duket ironike, por Prokuroria e Rrethit Gjirokastër dhe Prokuroria e Rrethit Sarandë kanë lidhur kontratë me kompaninë e Balilajve që të ruajnë godinat e këtyre institucioneve që në fakt i kanë nën hetim ata.

Sipas ‘Panorama’, rezulton se transaksioni i fundit i kompanisë “Balili-KO”, është bërë më 14 dhjetor të këtij viti, pra dy ditë më parë dhe fatura prej 1.4 milionë lekësh të vjetër iu likuidua Balilajve nga Bashkia e Sarandës. Në total, “Balili-KO” ka kryer 297 transaksione me institucionet e shtetit, me një vlerë prej 94.2 milionë lekësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY