Një 57-vjeccar është arrestuar në Krujë pasi ka kanosur një prokuror.
Gjatë kontrollit në banesë i sekuestrohen 76 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Nazmi Çangu 56 vjeç, banues në Verjon – Krujë.
Çangu, më datë 08.02.2017, rreth orës 10: 30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, ka kanosur me fjalë shtetasin B.M. 41 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N.Çangu, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 76 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Ssativa.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “parashikuar në nenet 317 dhe 283/1 të Kodit Penal. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/