Deklaratë e fortë e ambasadores së Holandës: Krimi dhe korrupsioni pengojnë investitorët...

Deklaratë e fortë e ambasadores së Holandës: Krimi dhe korrupsioni pengojnë investitorët të vijnë në Shqipëri

259
0
Shares

 

Intervistë me ambasadoren e Holandës në Tiranë, Deëi Van de Ëeerd

Qeveria duhet të ketë në krye të axhendës së saj luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është ky sugjerimi i ambasadores së Holandës në Shqipëri, Deëi Van de Ëeerd, në një intervistë dhënë për “Monitor”. Ambasadorja nënvizon se investitorët e vendit të saj janë të interesuar për të investuar, por shohin si pengesë pikërisht korrupsionin, ndërkohë që duhet të punohet në fushën e prokurimit publik për procedura sa më transparente, më të thjeshta dhe me një kosto më të reduktuar. Interesi i qeverisë për të reformuar sektorin e ujit në vend takohet me mbështetjen që do të japë Holanda për vendin tonë, por ky nuk mbetet i vetmi sektor.

“Për sa i përket diplomacisë ekonomike, ne kemi interes për sektorët e ujit, agrikulturës/agroturizmit, energjisë dhe tekstileve. Në vitin 2017, kompani holandeze vizituan Shqipërinë në misione tregtare, në fushën e tekstileve dhe turizmit të qëndrueshëm. Transavia ofron fluturime direkte në Amsterdam, çfarë ka krijuar rritje të ndjeshme të turistëve holandezë dhe të agjencive të turizmit aktiv. Në vitin 2018, ne shpresojmë të punojmë me një sërë kompanish holandeze për ujin, si dhe të rrisim bashkëpunimin tonë ekonomik në fushën e hortikulturës”, – nënvizon ambasadorja.

Kemi një qeveri të re, e cila është në fillimet e mandatit të saj. Sipas mendimit tuaj, cilat janë disa nga problematikat kryesore të brendshme, të cilat duhet të adresohen për të bërë progres në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian?

Duhet të arrihen rezultate konkrete me pesë prioritetet kryesore për Shqipërinë, ndërkohë që edhe zbatimi brenda afateve i reformës në drejtësi është i rëndësishëm. Kjo nuk nënkupton vetëm krijimin e organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë dhe emërimin e Prokurorit të Posaçëm për Krimin e Organizuar, por edhe paraqitjen e rezultateve konkrete në procesin e vetting-ut (procesi i vlerësimit) dhe masat për të ecur përpara, duke përgatitur një klasë të re gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët e meritojnë besimin e njerëzve.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë në krye të axhendës së qeverisë së re. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa në këtë aspekt, por ka ardhur koha që qeveria (e re) të punojë për të arritur rezultate konkrete dhe të prekshme në të gjitha nivelet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Si e konsideroni ju interesin e investitorëve nga Holanda për Shqipërinë? A kanë ata më shumë apo më pak interes dhe çfarë mund të bëjë qeveria e re për të përmirësuar klimën e biznesit?

Aktualisht, Holanda është investitori i dytë në Shqipëri. Investimet holandeze zënë 14% të totalit të investimeve në Shqipëri. Përveç rritjes së Investimeve të Huaja Direkte, do të doja të theksoja edhe rritjen në tregtinë tonë dypalëshe. Sipas Zyrës Qendrore Holandeze të Statistikave, shënohet rritje rreth 30% krahasuar me vitin 2014. Si ambasadë, ne konstatojmë rritje të dukshme të interesit për Shqipërinë dhe do të donim ta stimulojmë atë. Shpesh kontaktojmë me kompanitë holandeze dhe vëmë re rritje të vazhdueshme të interesit në vitet e fundit, e cila me shumë mundësi do të përkthehet në fuqizimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve. Për të arritur një gjë të tillë, është i rëndësishëm edhe një fokus mbi arsimin e një cilësie të lartë dhe më shumë trajnime profesionale dhe teknike për të rinjtë. Sipërmarrësit e rinj duhet të stimulohen dhe të instruktohen. Kjo është e nevojshme për krijimin e më shumë mundësive të punësimit në vend, dhe për krijimin e shpirtit të shpresës.

Për të përmirësuar klimën e biznesit është e rëndësishme të kuptohet, se për kompanitë është thelbësore që politikat e investimeve, por edhe rregulloret fiskale, të jenë të qarta dhe të parashikueshme. Prokurimi publik duhet bërë në një mënyrë të drejtë dhe transparente. Investitorët e huaj nuk duhet të largohen nga procedurat e shtrenjta dhe të komplikuara. Investitorët holandezë i pranojnë përmirësimet në klimën e biznesit, por korrupsioni dhe burokracia vazhdojnë të jenë pengesa. Ne e vlerësojmë emërimin e një Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, e cila, shpresojmë, se do të mund të funksionojë si avokatja e kompanive. Ne do ta ndihmojmë institucionin e saj duke ndarë përvojën holandeze në lidhje me procedurat e ankimit për kompanitë.

Holanda ka qenë shumë aktive në Shqipëri duke ofruar asistencë me grante dhe projekte konkrete. Cilët do të jenë sektorët kryesorë të cilët do të përfitojnë në vitet në vijim nga kjo ndihmë dhe cilat do të jenë projektet e reja konkrete, nëse mund të na jepni disa detaje?

Politika e Holandës është e rreptë dhe e drejtë. Për të ndihmuar Shqipërinë që të avancojë me pesë prioritetet kryesore për axhendën e BE, Holanda ofron mbështetje duke u përqendruar në shtetin e së drejtës dhe tek të drejtat e njeriut, si dhe në politikën ekonomike të drejtuar nga kërkesa.
Në fushën e shtetit të së drejtës, ne jemi një nga tre vendet të cilët po ekzekutojnë misionin për ndihmën gjyqësore, EURALIUS. Disa shembuj më shumë se çfarë bëjmë: ne kontribuojmë në zbatimin e ligjit për sinjalizuesit, ndihmojmë në rritjen e transparencës dhe të përdorimit publik të të dhënave të qeverisë, ofrojmë trajnime për stafet e burgjeve, për gjyqtarët dhe prokurorët, dhe kemi lehtësuar kërkimet mbi korrupsionin brenda policisë. Gjithashtu, Holanda beson se një shoqëri e fortë dhe e fuqizuar civile, si dhe një media profesionale, e bëjnë më të shëndetshme një demokraci.

Në vijim, në fushën e të drejtave të njeriut, Holanda do të vazhdojë të promovojë të drejtat e grave, të drejtat e minoriteteve, veçanërisht të drejtat e barabarta për komunitetin LGBTI, si dhe mbështetjen për mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Për sa i përket diplomacisë ekonomike, ne kemi interes për sektorët e ujit, agrikulturës/agroturizmit, energjisë dhe tekstileve. Në vitin 2017, kompani holandeze vizituan Shqipërinë në misione tregtare, në fushën e tekstileve dhe turizmit të qëndrueshëm. Transavia ofron fluturime direkte në Amsterdam, çfarë ka krijuar rritje të ndjeshme të turistëve holandezë dhe të agjencive të turizmit aktiv. Në vitin 2018, ne shpresojmë të punojmë me një sërë kompanish holandeze për ujin, si edhe të rrisim bashkëpunimin tonë ekonomik në fushën e hortikulturës. Do të vijojmë me ndihmën tonë për Fedinvest, një organizatë mikrokredish, e cila po bashkëpunon me Rabobank dhe tashmë shënon më shumë se 50 000 anëtarë, një e katërta e të cilëve janë gra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY