Banka Botërore: Shqipëria, me nivelin më të lartë të vrasjeve në rajon

Banka Botërore: Shqipëria, me nivelin më të lartë të vrasjeve në rajon

76
0
Shares

Niveli i lartë i krimit dhe dhunës përkthehet nga ekonomistët dhe politikëbërësit si një tregues i zhvillimit të dobët, varfërisë së lartë, papunësisë dhe pabarazisë. Duke e parë krimin dhe dhunën si një kontekst të rëndësishëm zhvillimor, Banka Botërore  raportoi së fundmi indeksin e vrasjeve për 100 mijë banorë, duke e renditur Shqipërinë si vendin më problematik në Rajonin e Ballkanit.
Shqipëria, sipas të dhënave që i takojnë vitit 2014 ka numrin më të lartë të vrasjeve, 4 të tilla për 100 mijë banorë, teksa shihet se ky nivel është më i ulët në Serbi, Maqedoni, Bosnjë, Greqi etj.
Në Greqi vrasjet janë 0.1 për 100 mijë banorë, duke renditur vendin fqinjë me numrin më të ulët të vrasjeve. Bosnja dhe Serbia kanë nivel të ulët të vrasjeve me vetëm 1.3 të tilla për 100 mijë banorë. Nivel disi më të lartë ka Mali i Zi me 3.2 vrasje për 100 mijë banorë.
Banka Botërore analizon se  pasiguria është rezultat i një kombinimi të shumë faktorëve, nga trafiku i drogës dhe krimi i organizuar, sistemet e dobëta gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit që nxisin mosndëshkimin. Gjithashtu shkak për rritjen e krimeve dhe vrasjeve janë mungesa e mundësive për integrimin e të rinjve.
Në rang global numrin më të lartë të vrasjeve për banorë e kanë vendet e Amerikës Latine,  i cili u rendit si rajoni më i dhunshëm në botë me 23.9 vrasje për 100 mijë banorë.
Problemi mbetet tronditës, pasi edhe me përmirësimin e nivelit të jetesës vitet e fundit ne këto vende çdo 15 minuta, të paktën katër persona janë viktima të vrasjeve.
Në vitin 2013, nga top 50 qytetet më të dhunshme në botë, 42 ishin nga rajoni i Amerikës Latine. Venezuela ka numrin më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë me 62 te tilla, Kolumbia me 27.9 vrasje për 100 banorë. Rajoni është kultivues masiv i drogës dhe numri i lartë i vrasjeve vjen si pasojë e këtij lloj biznesi të paligjshëm.
Banka Botërore pohon se numri i vrasjeve peshon më së shumti tek të rinjtë, pasi ata bëhen lehtësisht mbartës të risqeve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY