Kushtetuesja vendos rigjykim për “masakrën e Çoles”

Kushtetuesja vendos rigjykim për “masakrën e Çoles”

223
0
Shares

Masakra e “Çoles’ ku dy vite më parë humbën jetë tre persona mes tyre Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj do të rigjykohet nga e para në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese më 14 dhjetor me vendimin numër 79 ka pranuar pjesërisht kërkesën e të dënuarve Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj për tu rigjykuar pasi tashmë ata janë dënuar si autor të kësaj masakre.
Më 7 Prill 2015, ishte një përplasje mes grupeve të dy të rinjve që për pasojë shkaktoi tre viktima e njohur më pas si masakra dhe procesi “Çole”. Të arrestuarit dhe të dënuarit për këtë proces e kanë mohuar akuzën, ndërsa Gykata e Lartë nuk pranoi rekursin e tyre duke lënë në fuqi dënimet. Për Aleksandër Llanaj dënimi i dhënë ishte 35 vite pa të drejtë ulje me 1/3 ndërsa për ty personat Bertil Alliaj dhe Ani Begaj të dënuar me nga 35 vite secili gjykatat e shkallëve më të ulta kishin aplikuar dhe uljen me 1/ e dënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY