LSI bashkë me PD në protestën për kapjen e kryeprokurorit, Kryemadhi: Të...

LSI bashkë me PD në protestën për kapjen e kryeprokurorit, Kryemadhi: Të rrëzojmë nga pushteti Ramën dhe klikën kriminale

124
0
Shares

LSI konfirmon pjesëmarrjen në protestën e opozitës ditën e hënë, kundër kapjes së kryeprokurorit nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa LSI ka lajmëruar, mbledhjen nesër të Këshillit të saj Drejtues, kryetarja Monika Kryemadhi apelon për protestën, për “të rrëzuar nga pushteti Ramën dhe klikën kriminale”

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit në “Facebook”
Në këtë vend nuk ka më drejtësi!
Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.
Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!
Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.
Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale.
Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.
Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtojnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY