Zgjedhja e kryeprokurorit, PD dhe opozita të hënën protestë në Tiranë

Zgjedhja e kryeprokurorit, PD dhe opozita të hënën protestë në Tiranë

114
0
Shares

PD do të organizojë të hënë një protestë. Protesta do të organizohet kundër zgjedhjes së Prokurorit të përkohshëm dhe mësohet se ajo do të fillojë në orën 09:30 në kryeqytet.
Partia Demokratike mësohet të ketë edhe mbështetjen e aleatëve në këtë protestë, krah tyre pritet të rreshtohet edhe LSI.
Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.
Mbledhja do të nisë në orën 18:00. Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje pasi në të do të diskutohet në lidhje me prokurorin e ri.
Në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme pasi kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.
Mazhoranca është për një prokuror të ri për të zgjedhur me 71 vota dhe pritet që të hënën të votohet për Prokuror të Përkohshëm. Zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike. Madje edhe Basha nga Londra në takim me shqiptarët theksoi se Rama është edhe xhelat edhe gjyqtar në këtë çështje. Ende nuk dihet se çfarë do të vendosë sot PD-ja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY