Ankesa në Kolegj, Oerd Bylykbashi i përgjigjet Denar Bibës: Ta ka thënë...

Ankesa në Kolegj, Oerd Bylykbashi i përgjigjet Denar Bibës: Ta ka thënë edhe Pandeli Majko, “shut up”!

116
0
Shares

Partia Demokratike me anë të deputetit Oerd Bylykbashi ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të KQZ-së, Denar Biba.
Me një shënim të tij, Bylykbashi i shpjegon Bibës se PAA i plotëson të gjitha kushtet për të bërë animimin.

Reagimi i Oerd Bylykbashit

Pandi Majko do te thoshte: Shut up!!!

Ka dale sot Kryetari i KQZ dhe paska bere perseri doktrine. Me ç’nuk e kemi degjuar deri me sot, teori pas teorish, se si afati nuk eshte afat e plot doktrinlleqe qe ne 20 vitet e fundit as KQZ, as ata qe kane hartuar Kodin nder vite (dhe jane nje numer ekspertesh me reputacion), dhebas ata qe e kane zbatuar, nuk ikishin degjuar ndonjehere!
Pasi cuditi dynjane duke na shpjeguar sesi periudha 49 dite eshte e barabarte me 50 dite, sot po na shpjegoka sesi nje parti e regjistruar si subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je nuk na qenka subjekt zgjedhor!
Une e kuptoj z. Biba qe nga zelli politik thote e keput ç’te mundet qe te ndihmoje partine e tij. Madje z. Biba ne 2013 braktisi detyren e antarit te KQZ me urdher partie. Kete e mbajne mend te gjithe. Ndaj nuk çuditem.
PAA eshte subjekt zgjedhor i regjistruar sipas procedures se percaktuar nga neni 64. Pike! Pra eshte subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je dhe ka te gjitha te drejtat ankimore qe i jep ky Kod! Te kerceje perpjete Kryetari Biba.

Te lexoje me poshte z. Biba dhe po gjeti liste shumeemerore si kerkese per regjistrim subjekti, do ta quajme Neni Biba.

Neni 64
Regjistrimi i partive politike ne zgjedhje
    C’do parti politike duhet te paraqese kerkesen per t’u regjistruar si subjekt zgjedhor ne KQZ jo me vone se 70 dite perpara dates se zgjedhjeve.
    Per t’u regjistruar si subjekt zgjedhor per cdo lloj zgjedhjeje, nje parti politike duhet te paraqese ne KQZ:
    a) vertetimin qe partia eshte regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor, Tirane;
    b) emrin, mbiemrin dhe adresen e kryetarit te partise, i cili eshte personi i autorizuar per te paraqitur kandidatet;
    c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresen e partise;
    ç) specimenin e vules se partise;
    d) emrin, mbiemrin dhe adresen e financierit te partise; dhe
    dh) emrin, mbiemrin dhe adresen e personit pergjegje per komunikimin me KQZ-ne.

Kaq duhet dhe PAA e ka bere kete dhe eshte regjistruar. Do apo nuk do Kryetari Biba, sado doktrinar te jete, edhe po t’i bashkohet ndonje koleg qe me akt normativ ndryshon Kushtetuten, nuk e ndryshon dot Kodin.
Nje shpjegim i thjeshte: nje parti e regjistruar nga KQZ eshte subjekt zgjedhor dhe ka te drejta ankimore deri ne fund. Por nese nuk ka liste, ai subjekt zgjedhor thjesht nuk regjistrohet ne fleten e votimit qe eshte akti permbylles per votimin. E kuptove! Apo duhet derrase e zeze?
Per dijeni te Z. Biba, KQZ quhet KQZ dhe jo Biba, ka 7 antare dhe vendos kolegjialisht.
Por z. Biba ka marre dhe huqin qe te beje edhe Kolegjin Zgjedhor tani. Shih bej aq pune sa te kane lene me ligj per te bere! Mjaft dhe intervista!
Ndaj jam shume dakord me kolegun Pandi! Njesoj si ate dite ne Komision te Ligjeve.

Kreu i KQZ Denar Biba: PAA nuk ka të drejtë ankimimi në Kolegj

denar biba, komision parlamentarReagimi i Oerd Bylykbashit erdhi pasi më herët, kreu i KQZ-së, Denar Biba ishte shprehur pas akimimit të Partisë Agrare Ambjentaliste, se kërkesa e kësaj partie nuk legjitimohet që të paraqesë ankim në kolegjin zgjedhor.
“Së pari, PAA bëri kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje pa paraqitur listë kandidatësh. Më pas, PAA paraqiti kërkesë në KQZ për t’u ç’regjistruar. Automatikisht PAA nuk mund të konsiderohet si subjekt zgjedhor. Për pasojë PAA nuk legjitimohet që të paraqesë ankim në kolegjin zgjedhor”, thotë Biba.

Reagimi i plotë i Denar Bibës

Dëgjova për ankimin e paraqitur nga Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, me objekt: “Kundërshtimi i vendimeve të KQZ…”.
Është fakt i njohur botërisht dhe i provuar faktikisht që PAA, ndonëse ka paraqitur kërkesë në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017, në vijim ka paraqitur kërkesë për tu çregjistruar dhe nuk ka paraqitur listë kandidatësh as më herët e, as në datën 29 prill 2017, që ishte edhe afati i fundit i parashikuar nga Kodi Zgjedhor (KZ), i përllogaritur publikisht sipas formulës së përdorur më së paku që nga zgjedhjet e vitit 2009.
Automatikisht, PAA nuk mund të konsiderohet si subjekt zgjedhor, për shkak të ligjit dhe, për pasojë, nuk legjitimohet që të paraqesë ankim në Kolegjin Zgjedhor, pasi ankim kanë të drejtë të bëjnë vetëm “subjektet zgjedhore” dhe të tillë janë vetëm ata “të cilët paraqesin listë kandidatësh” (nenet 145/1 e 63/1 të KZ).

Në vijim legjislacioni përkatës:

Neni 145
E drejta e ankimit në gjykatë
Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë kundër vendimeve të KQZ-së, kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshëm brenda afatit të përcaktuar në nenin 152 të këtij Kodi.
Neni 2 Përkufizime
“Subjekte zgjedhore” janë partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidatët për kryetarë të organeve të qeverisjes vendore, të regjistruar në përputhje me këtë Kod.

PJESA IV “REGJISTRIMI I SUBJEKTEVE ZGJEDHORE”

Neni 63 Subjektet zgjedhore dhe kandidatët
Subjekt zgjedhor është një parti politike ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë kandidatësh, sipas rregullave që përcaktohen në këtë Kod.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY