Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Flet nga arratia “i forti” i Bulqizës Fadil Tërnova: Ja kush me qëlloi për të më vrarë

16/12/2017
INTERVISTA/ Flet nga arratia “i forti” i Bulqizës Fadil Tërnova: Ja kush me qëlloi për të më vrarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fadil Tërnova, i konsideruar si i “forti” i Bulqizës, i cili i shpëtoi një atentati të mirë organizuar, prej ditësh ndodhet në arrati. Nga vendi ku strehohet për t’i shpëtuar prangave, Tërnova flet ekskluzivisht për “Gazeta Shqiptare” për atentatin, dyshimet për personat që e qëlluan për ta vrarë, si dhe arsyen përse është shpallur në kërkim. Ai akuzon rëndë policinë se po fsheh të vërtetën dhe nuk arreston kundërshtarët e tij…

Fadil ku ndodhesh në këto momente?
Unë jam në arrati, bashkë me vëllanë tim Aleksin.

Për çfarë akuzoheni që ju kanë shpallur në kërkim?
Pak ditë më parë, unë i shpëtova një atentati në rrugën nacionale Bulqizë Shupenzë, në vendin e quajtur Peladhi. Isha në makinë bashkë me djalin e tezes, Edison D., për fat të mirë nuk u plagosëm asnjëri. Policia po fsheh ngjarjen, sepse deklaron se unë ndodhesha i vetëm në automjet.

Por siç po më tregoni ju, rezulton që jeni viktimë dhe jo autor i ndonjë vepre. Atëherë, përse jeni në kërkim?
Pas ngjarjes, unë me vëllanë u përballëm me një nga pjesëtarët e familjes Shehu, me të cilën jemi në konflikt. Policia thotë se ne e kemi goditur atë dhe na ka shpallur në kërkim. Por ndërkohë policia nuk bën as përpjekjen më të vogël, për të arrestuar kundërshtarët tanë që qëlluan për të më vrarë.

Kush janë kundërshtarët tuaj?
Ne jemi në konflikt me familjen Shehu. Në vitin 2013 në një lokal afër komisariatit të policisë Bulqizë, ka mbetur i vrarë Shefqet Shehu dhe i plagosur i vëllai Vehap Shehu. Vehapi është ende në kërkim. Unë dyshoj se ata kanë qëlluar për të më vrarë. Për këtë ngjarje jam akuzuar unë dhe vëllai im. Unë kam qëndruar dy vite në burg dhe kam fituar pafajësinë. Por policia as nuk merr mundimin të hetojë dhe arrestojë ata që më zunë pritë. Por vjen dhe shkatërron shtëpinë time.

Përse nuk dorëzoheni?
Sepse s’kam besim te drejtësia.

Ndiheni të frikësuar?
Patjetër. Prej vitit 2013 ne jemi në konflikt dhe nuk jemi të sigurt për jetën. Megjithatë ju siguroj se nuk do të bëj vetëgjyqësi.

Keni kërkuar mbrojtje nga policia?
Policia i di problemet tona, por s’na ka marrë në mbrojtje. GSH.al

Tags: arratiFadil TernovaI kerkuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.