Ja kush janë prokurorët amerikanë që do monitorojnë Vetingun

Ja kush janë prokurorët amerikanë që do monitorojnë Vetingun

66
0
Shares

Peter Ainsworth dhe John Vaudreil janë dy ekspertët që sjell SHBA si pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Ambasada e SHBA thotë se “Amerika do jetë e angazhuar për të sjellë ekspertë amerikanë përgjatë gjithë procesit të monitorimit”.
Përmes një njoftimi, ambasada jep të dhëna për karrierën e dy ekspertëve të monitorimit. Kështu, Peter Ainsworth është Këshilltar i lartë Kundër Korrupsionit për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara. Ndërmjet 1997 dhe 2011, Ainsworth ka qenë Zv. Shefi i Sektorit për Integritet Publik në Departamentin e Drejtësisë, sektori kryesor i prokurorisë së qeverisë për hetime kombëtare dhe ndërkombëtare mbi korrupsionin publik, ligjet elektorale, dhe shkeljet e konfliktit të interesit.
Ndërsa John W. Vaudreuil është Përfaqësuesi Ligjor për distriktin perëndimor të Wisconsin. Ai ka shërbyer si prokuror federal prej 1980. Gjatë karrierës së tij, Vaudreuil, ka punuar në mijëra çështje kriminale, përfshirë dhe ato të korrupsionit publik. Në gusht 2010, ai u emërua nga Presidenti i SHBA për të qenë Prokurori Federal Kryesor në distriktin e tij.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY