KONTRATA/ “Edi Rama dhe Arben Ahmetaj po vjedhin 20 milionë euro për...

KONTRATA/ “Edi Rama dhe Arben Ahmetaj po vjedhin 20 milionë euro për 3 inceneratorët”

243
0
Shares

Partia Demokratike akuzon ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe kryeministrin Edi Rama se janë “koka të mafies së plehrave”.
Përmes një prononcimi nga selia e PD-së, Jamarbër Malltezi akuzoi Ahmetajn dhe Ramën se po vjedhin qindra milionë euro për tre inceneratorë .
Ai akuzoi Ramën se po kërkon të kapë kryeprokurorin pikërisht për të mos hetuar këto afera korruptive dhe i kërkon kryeprokurorit aktual të nisë menjëherë hetimet për këta “peshq të mëdhenj”.

Deklaratë e Jamarbër Malltezit për aferën e inceneratorëve

Afera e fabrikave të djegies së plehrave, është vjedhje flagrante e të paktën 20 milionë eurove nga Arben Ahmetaj dhe Edi Rama
Arben Ahmetaj dhe Edi Rama janë sot koka e mafias së plehrave në Shqipëri. Me ndërtimin e 3 inceneratorëve që do të helmojnë ajrin me djegien e plehrave, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama po vjedhin qindra miliona euro.
Partia Demokratike e bëri publik këtë skandal dy javë më parë, por sot do të sjellim detaje për skemën e zhvatjes së miliona eurove para publike për të ndërtuar 3 fabrikat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Të tre inceneratorët janë kaparisur me Klodian Zoton, bashkëpunëtori më i afërt i Arben Ahmetajt. Ata kanë punuar së bashku që në kohën e aferave shumëmilionëshe të Arben Ahmetajt me impulset telefonike të kompanise publike Albetelekom.
Përpara se ta çonte tek inceneratorët, Klodian Zoto i shërbente Arben Ahmetajt pranë Vilma Nushit, në konçesionin 120 milionë Euro të check up-it.
Deri më sot, ata kanë mbyllur kontratat për të marrë nga paratë publike mbi 50 milionë Euro, 22 milionë Euro për inceneratorin e Elbasanit dhe 28.2 milionë Euro për inceneratorin e Fierit. Është duke u mbyllur kontrata edhe për Tiranën për 128 milionë Euro të tjera! Të gjitha kalojnë në 1 dorë, atë të Klodian Zotos, thënë ndryshe të Arben Ahmetajt.
Pra, plot 178 milionë euro (pa TVSH) nga taksat tona që po ndahen mes Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës dhe sekserit të tyre në kundërshtim me ligjet dhe strategjitë në fuqi.
Të nderuar qytetarë, kontrata prej 28 milionë euro për inceneratorin e Fierit, nuk është botuar ne Fletoren Zyrtare, edhe pse ajo është firmosur një vit më parë.
Në bazë të kësaj kontrate të tipit mafioz, që nuk shpallet publikisht, Klodian Zoto, dmth Arben Ahmetaj, ka marrë deri tani 5 milionë euro nga taksat tona për një incenerator fantazmë, sepse nuk ka nisur akoma ndërtimin.
Pasi mori nga shteti 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit dhe 28 milionë për atë të Fierit “me çelësa në dore”, Klodian Zoto firmosi me një Italian kontratat për të marrë djegësit “me çelësa ne dore” përveç 15 milionë euro. Kësisoj 7 milionë euro u përlanë për djegësin e Elbasanit dhe mbi 13 milionë euro për të Fierit, pra përmbi 20 milionë euro vjedhje brenda pak javësh!

Kjo është një aferë e katërfishtë:
1. Vjedhje e 20 milionë eurove (pa përfshirë multiaferën për Tiranën)
2. Minë me sahat për shëndetin publik
3. Bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve, direktivën e BE-së dhe qëndrimit të ekspertëve europianë dhe të qeverisë gjermane.
4. Falimenton përfundimisht biznesin e riciklimit, për të cilin Rama qau me lot krokodili një vit më parë që të mundësonte importin e plehrave.

Afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave me pronar të vërtetë Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën, është arsye madhore përse Edi Rama kërkon të kapë Prokurorin e Përgjithshëm. Që të mos hetohet as kjo aferë e qartë vjedhjeje!
Partia Demokratike fton qytetarët të reflektojnë për këtë aferë vjedhjeje ashiqare që, me ndërtimin e 3 fabrikave të djegies së plehrave, dëmton shëndetin e tyre!
Partia Demokratike i bën thirrje ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që të bëhet i penduar, bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të denoncojë peshqit e mëdhenj që po vjedhin dhjetëra miliona euro me 1 firmë.
Partia Demokratike fton Prokurorinë të fillojë hetimin për të zbuluar zyrtarisht peshqit e medhenj të korrupsionit, Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY