MOTI/ Mëngjesi nis me furtunë, parashikimi i sinoptikanëve për fundjavën

MOTI/ Mëngjesi nis me furtunë, parashikimi i sinoptikanëve për fundjavën

200
0
Shares

Fundjava pritet të jetë më shi dhe dëborë pothuajse në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb dita e sotme pritet të karakterizohet më shi me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore, por nuk do ketë përmbytje.
Gjithashtu edhe e diela parashikohet të ketë një mot me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore në veri-qendër. Ndërkohë sa i përket fillim javës parashikohet mot i kthjellët dhe i ftohtë.

Parashikimi
E shtunë: Kryesisht e vranët me shira në gjithë vendin. Pjesa e parë e ditës do të ketë shira me intensitet mesatar në Veri – Qendër ndërsa gjatë pasdites pakësohen shirat në Veri – Qendër por shtohen në zonat Jugore. Mbrëmja dhe gjatë natës do të ketë reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore. Temperaturat rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumim 15 – 16°C.

E diel: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri – Qendër. Jugu mbetet kryesisht pa reshje deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon gradualisht në kushtet e motit të kthjellët. Gjatë natës pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -2 në 13°C.

E hënë: Dhe në vijim parashikohet mot i kthjellët por i ftohtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY