FOTO & EMRA/ Gjobëvënësit e tregut të Shkodrës, dëshmia e të penduarit...

FOTO & EMRA/ Gjobëvënësit e tregut të Shkodrës, dëshmia e të penduarit që ‘fundosi’ grupin

290
0
Shares

Dëshmia e të pandehurit Fatmir Dibra ka nxjerrë zbuluar pjesën tjetër të anëtarëve të grupit kriminal,të akuzuar për gjobëvënien e tregtarëve të tregut në Shkodër. I penduari i ka treguar prokurorisë me detaje mënyrën e funksionimit të mbledhjes së gjobave.
I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në prezencë të mbrojtësit ka deklaruar se ka qenë i punësuar nga ana e Ibrahim Lici për të ruajtur dhe mbledhur lekët te tregtarët e Tregut të Zdrales.
Kjo ka zgjatur katër muaj pasi Ibrahimi në fillim të vitit 2017 e ka hequr nga puna. Ky person sqaron se çdo fillim muaji së bashku me Gëzim Vajushi dhe Denis Skutina mblidhnin nga 5000 deri në 10000 lekë të reja te çdo tregtar edhe këto para ja dërgonin shtetasit Ibrahim Lici.
Ibrahimi u paguante Fatmirit dhe Gëzimit nga 200.000 lekë të vjetra për këtë punë, ndërsa paguante edhe Denis Skutinën. Listën e personave e mbante Denis Skutina.
Kush nuk paguante një muaj do të paguante muajin tjetër. Ka pasur persona që kanë kundërshtuar, por muajin tjetër të gjithë kanë paguar.
Sipas dëshmisë së këtij personi shuma e mbledhur çdo muaj nga ana e tyre ka variuar nga 1 milion e 300 deri në një 1 e 400 mijë lekë të vjetra.
Gjithashtu Fatmir Dibra sqaron se Muhamet Lici së bashku me Abedin Bajraktari dhe shokët e tyre ju marrin lekë lokalëve në rrugën e ‘gjanë të Kirasit’ me emrin “Bujar Bishanaku”.
Në rideklarimet e tij ai ka mohuar faktin që personat nën hetim Ibrahim Lici,e ka punësuar për të ruajtur dhe mbledhur lekët te tregtarët e Tregut të Zdrales dhe ka pranuar fatin që ka qenë i punësuar si roje nate te tregu dhe së bashku me Denis Skutina dhe Gëzim Vajushi kanë mbledhur leke çdo muaj për pagesën e rojeve.
Nga hetimi ka rezultuar se persona e mësipërm janë banorë të qytetit të Shkodrës dhe të njohur midis tyre. Këta shtetas qëndrojnë me njëri-tjetrin një pjesë të madhe të kohës dhe komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me telefon. Shqiptarja.Com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY