VIDEO/ Ndërtohet linja hekurudhore më e pjerrët në botë

VIDEO/ Ndërtohet linja hekurudhore më e pjerrët në botë

186
0
Shares

Një tren në Zvicër është ndër arritjet më të mëdha të teknologjisë pasi ka trasenë më të pjerrët në botë në një resort alpin.
Treni Schwyz-Stoos është bërë me një kosto prej 44.6 milionë eurosh dhe do jetë në shërbim publik që nga dita e dielë.
Gjatë prezantimit nga presidenti zviceran Doris Leuthard në pasditen e së premtes, u konsideruar si triumf i inxhinierisë së dizajnit modern.
Treni do funksionojë me shpejtësi të madhe ku do përshkojë 10 metra për 1 sekond, ku në 4 kabina mund të qëndrojnë 34 pasagjerë.
I ndërtuar mbi fshatin malor të Stoos, i cili është 1.300 metra mbi nivelin e detit, treni do bëjë që pasagjerët të qëndrojnë drejt edhe kur ngjiten në pjerrësinë alpine.
Ky është treni me pjerrësinë më të madhe në botë, rreth 110%, duke renditur në vend të dytë “The Gelmerbahn” në qytetin e Bernës, po në Zvicër që arrin pjerrësinë prej 106%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY