HUFFINGTON POST – VIDEO/ Pse Shqipëria, është bërë një çështje shqetësuese për...

HUFFINGTON POST – VIDEO/ Pse Shqipëria, është bërë një çështje shqetësuese për BE (dhe Francën)

149
0
Shares

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb udhëtoi në Tiranë për të vlerësuar planin për të luftuar kundër emigrimit të shqiptarëve

Nga Jade Toussay

Pse Shqipëria, vendi ku ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Kolomb ishte të premten, është bërë një çështje shqetësuese për BE-në dhe në mënyrë të veçantë për Francën? Shqipëria është një vend për të cilin nuk flasim shumë, por komuniteti i tyre vazhdon të rritet në Francë. Në vitin 2016, Shqipëria zuri vendin e parë për origjinën e azilkërkuesve në Francë, me 7432 kërkesa të regjistruara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi.

Kjo është më shumë se ajo e vendeve në luftë apo në trazira, të tilla si Siria dhe Afganistani, Sudani apo Iraku. Një shifër që është dyfishuar në një vit, por që Ministri i Brendshëm Gerard Collomb, kërkon që ta shikojë në rënie.

Me rastin e vizitës në Tiranë, Franca dhe Shqipëria u zotuan të forcojnë luftën kundër emigracionit të parregullt. Një marrëveshje u nënshkrua në Tiranë nga Ministri i Brendshëm dhe homologu i tij shqiptar Fatmir Xhafaj, për të “luftuar në mënyrë më efikase kundër të gjitha formave të krimit të organizuar”, me dërgimin e oficerëve të policisë dhe shkëmbimin e informacionit.

Katër agjentë shqiptarë së shpejti do të vendosen në Francë, Metz dhe Lyon, të cilat janë edhe zonat ku përqendrohen një pjesë e madhe e aplikantëve për azil nga Shqipëria, si dhe Drejtoria e Xhandarmërisë Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë Gjyqësore. Këta punonjës policie do të sjellin tek kolegët e tyre francezë “ekspertizën teknike” dhe “mbështetjen operacionale” nëpërmjet një “informacioneve” për këto kanale të dyshuara të organizimit të emigracionit të parregullt.

Vizita e Gérard Collomb në Shqipëri vjen tre muaj pas prezantimit në Francë të një plani veprimi nga Ministri i Jashtëm shqiptar, i cili do të “përforcojë, në kufijtë e Shqipërisë, kontrollet e nisjeve drejt Francës dhe vendeve të tjera të BE-së, dhe luftë kundër emigrimit të të miturve të pashoqëruar, si dhe kundër mashtrimit”. Detajet e këtij plani – që nuk përcaktojnë objektiva sasiorë – nuk janë komunikuar. Por vizita në terren e Gérard Collomb duhet të bëjë të mundur hartimin e një plani të saktë.

Franca, dhe më gjerësisht Bashkimi Europian, shihen si ‘El Dorado’ në Shqipëri, një vend prej 3 milion banorësh, ku dukuria e emigrimit është rritur ndjeshëm. Sipas shifrave zyrtare, 17.095 shqiptarë kanë bërë një kërkesë për azil brenda zonës Shengen në 9 muajt e parë të vitit 2017. Gjermania është gjithashtu njohur me 4750 kërkesa, por Berlini e ka frenuar këtë fenomen.

Ndryshe në Francë, trendi pritet të rritet ashtu si edhe raportoi ministri i Brendshëm në fund të tetorit një rritje “absolutisht e paparashikuar”, duke deklaruar se “në gjysmën e parë, ne kemi 4200 kërkesa të qytetarëve shqiptarë.

Bastet e Francës mbi “kthimet e asistuara”

Bastet e Francës mbi “kthimet e asistuara” është një strategji për të bindur azilkërkuesit të kthehen. Për të shpjeguar këtë fenomen, zëvendës ministria e Brendshme shqiptare, Rovena Voda, thotë se “legjislacioni është më fleksibël” në Francë, pasi afatet për aplikimet e shqyrtimin e kerkesës janë nga “gjashtë deri në nëntë muaj” të ndryshme nga Gjermania ku është vetëm një muaj. Kjo i motivon njerëzit, me shpresën e qëndrimit, për të gjetur një punë. “Të rinjtë – përfshirë të miturit – përbëjnë pjesën më të madhe të këtij emigracioni, të shtyrë nga prindërit e tyre ose pa dijeninë e tyre. Fenomeni është bërë aq i përhapur dhe tani nëse fëmijën e largon, ose e detyron të emigrojë me vetëdije është e dënueshme me gjobë apo edhe burg në Shqipëri.

Për tu përballur me këtë emigracionit masiv Franca ka katërfishuar këtë vit numrin e “kthimit të asistuar” në Shqipëri. Që nga 1 janari e deri me 22 nëntor 2017, 1329 qytetarët shqiptarë kanë pranuar tashmë kushtete e propozuara dhe 300 euro për t’u kthyer në shtëpi. Franca pret që kjo shifër të kalojë 1.500 kthime vullnetare në fundt të vitit 2017,” i tha AFP-së Didier Leschi, drejtori Gjeneral i Zyrës Franceze për Imigracionin dhe Integrimin (Ofii). Kjo përfaqëson një 4-fishim të madh të kthimeve në krahasim me vitin 2016, i cili kishte regjistruar 362 kthime të asistuara.

Por, përderisa këto masa mund të kufizojnë imigracionin shqiptar në tokën franceze, ato nuk adresojnë shkaqet e emigrimit masiv. “Varfëria, papunësia, korrupsioni dhe favorizimit të miqve janë të shtyrë të rinjtë për të gjetur një të ardhme më të mirë diku tjetër,” thote në “Le Figaro” Vangjel Dule, anëtar i Kuvendit të Shqipërisë.

Vështirësi që shpjegojnë gjithashtu se pse fillimi i procesit të pranimit të Shqipërisë në BE është i bllokuar.

Korrupsioni, narko-shteti dhe diskriminimi

Shqipëria po shpreson integrimin në BE prej më shumë se një dekade. Në vitin 2006, vendi nënshkruan një marrëveshje stabilizimi dhe asociimi me BE-në, hapi i parë drejt një aplikimi për kandidaturën, e cila duket afër, por edhe larg.

Por nuk i integron Bashkimin Europian të gjithë ata që dëshirojnë. Në vitin 2014, Shqipëria zyrtarisht u bë kandidate pas tre përpjekjeve të pasuksesshme. Edhe këtu, asgjë nuk fitohet. Kryeministri socialist Edi Rama flet për “fillimin e një sfide të madhe” dhe pranon se “ende ka shumë punë për t’u bërë”.

Për tu integruar në BE, Shqipëria duhet së pari “të intensifikojë përpjekjet e saj për të reformuar administratën publike, gjyqësorin dhe luftën kundër krimit të organizuar”. Shqipëria duhet gjithashtu të intensifikojë përpjekjet e saj për respektimin e të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut dhe politikat kundër diskriminimit, kryesisht ndaj pakicave”, thuhet në raportin e Këshillit Evropian.

Që nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe fitores së socialistit Edi Rama, kryeministri i ri u angazhua me të vërtetë sapo mori detyrën për të kryer reformat e nevojshme për këtë qëllim.

Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 konfirmuan qëndrimin e partisë së Edi Ramës, e cila fitoi një shumicë të madhe në Parlament. Por problemi i narkotikëve ka dobësuar kohët e fundit pozicionin e saj.

Në nëntor, një njeri i afërm i Edi Ramës i cili deri në pranverën e vitit 2017 mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u implikua në trafikimin ndërkombëtar të kanabisit. Opozita e kapi menjëherë çështjen dhe e denoncoi “një qeveri narkotrafikantësh që duhet të bjerë dhe t’i hapë rrugë një qeverie anti-mafia”. Partia Socialiste e ka kthyer Shqipërinë në “Kolumbinë e Evropës”, sipas së djathtës, e cila shumëfishon sulmet kundër pushtetit në vend.

Vendi prej vitesh ka qenë eksportuesi më i madh i kanabisit në BE, përfshirë Italinë, sipas raporteve të njëpasnjëshme nga Europol. Kjo tregti do të përfaqësonte një të tretën e vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë ose më shumë, sipas burimeve diplomatike perëndimore. Në raportin e fundit të avancimit, Brukseli beson se autoritetet “dështuan në identifikimin e grupeve kriminale”.

Në nëntor, qeveria shqiptare paraqiti një plan “kundër krimit të organizuar dhe në veçanti, kundër lidhjeve midis krimit dhe zyrtarëve të lartë ose udhëheqësve të shtetit”. Por ai gjithashtu beson se është “një problem evropian” dhe ka kërkuar ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare.

Përveç trafikimit të narkotikëve, raporti i Këshillit Evropian thekson diskriminimin kundër pakicave që jetojnë në Shqipëri dhe korrupsionin në fushën e drejtësisë. Ndonëse është bërë progres në këto fusha. Në vitin 2015, një raport i Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) theksoi përparimin që nga viti 2009, duke përfshirë krijimin e një plani veprimi për përfshirjen e Romëve, minoriteti i dytë ne vend pas grekve, dhe një plan kundër diskriminimit kundër anëtarve të LGBT.

Raporti i vitit 2017 i Amnesty International gjithashtu thekson përparimin në luftën kundër korrupsionit gjyqësor, falë një reforme gjyqësore të miratuar në korrik nga Parlamenti. Por akoma nuk kanë mbaruar të gjitha. Në frontin ekonomik, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra në kontinentin evropian me një GDP për banorë prej rreth 4000 euro (për krahasim, ajo e Francës ishte 31.800 euro në vitin 2016). Por formalizimi i saj si kandidat për Bashkimin Evropian i ka dhënë disa përparësi: për periudhën 2014-2020, Shqipëria do të përfitojë gati 650 milionë euro për të mbështetur reformat e saj, si dhe për të zhvilluar bujqësinë e saj, luftën kundër papunësisë dhe nxitja e politikave sociale.

Një investim që duket se ka pasur efekte, me një rritje prej 2.5% në vitin 2015. Federica Mogherini, shefi i diplomacisë evropiane, vlerësoi gjatë nëntorit se 2018 do të jetë “një mundësi unike për të bërë përparim të vërtetë në rrugën drejt integrimit në BE” të vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Hapi i ardhshëm do të zhvillohet në shkurt të vitit 2018, kur Komisioni Evropian do të shqyrtojë ecurinë e fundit të vendeve të Ballkanit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY