Shpërthim në një central bërthamor në Francë, disa të plagosur

Shpërthim në një central bërthamor në Francë, disa të plagosur

68
0
Shares

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një central bërthamor në qytetin Flamanville në Francë duke plagosur disa nga punonjësit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit në dhomën motorike të centralit bërthamor në pjesën franceze të kanalit anglez.
Imazhet e kapura nga vendngjarja tregojnë një tymnajë të madhe të krijuar nga shpërthimi sipër centralit pas flakëve të mëdha në brendësi të ndërtesës. Sipas zjarrëfikëse, flakët më të mëdha ishin në ‘zemër’ të centralit, megjithatë jashtë zonës nukleare.
Deri tani besohet të ketë disa të plagosur, edhe pse ende nuk është konfirmuar një shifër e saktë.
Autoritetet franceze konfirmuan se nuk ka rrezik radiologjik. Centrali në Flamanville është ndërtuar që në vitin 1986-1987. Një tjetër reaktor në central pritet të ndërtohet në vitin 2018.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY