Presidenti Ilir Meta priti Ministrin e Brendshëm të Francës, Gérard Collomb

Presidenti Ilir Meta priti Ministrin e Brendshëm të Francës, Gérard Collomb

87
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ministrin e Shtetit dhe Ministër i Brendshëm të Republikës Franceze, zotin Gérard Collomb.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Ministrit Collomb në Tiranë dhe e konsideroi atë shprehje të qartë, të vullnetit të përbashkët, për të forcuar dhe intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe çështjet e brendshme.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira, tradicionale e të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve dhe shprehu besimin e ky partneritet do të thellohet edhe më shumë, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke theksuar se agjencitë ligjzbatuese shqiptare e franceze duhet të bashkëpunojnë e koordinojnë më mirë për të goditur me efikasitet grupet kriminale që veprojnë në të dy vendet.

Bashkëpunimi i sukseshëm në këtë drejtim do të forconte sundimin e ligjit në Shqipëri dhe do ta afronte më shumë vendin me Bashkimin Evropian, – nënvizoi Presidenti Meta.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan progresin e bërë në parandalimin e fenomenit të emigrimit të paligjshëm dhe të azilkërkuesve nga Shqipëria, si dhe ndanë të njëjtin mendim se kjo frymë bashkëpunimi duhet të vijojë edhe në të ardhmen.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu vëmendjen e veçantë që Franca po i kushton, gjithnjë e më shumë, rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit mesdhetar, si dhe përshëndeti iniciativat franceze për një prezencë më të madhe në Shqipëri e rajon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY