Kandidati i skualifikuar si Prokuror i Përgjithshëm denoncon farsën: Ku i gjetën...

Kandidati i skualifikuar si Prokuror i Përgjithshëm denoncon farsën: Ku i gjetën kriteret skulifikuese deputetët e PS

248
0
Shares

Besnik Muçi ka reaguar pas skualifikimit nga gara për postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm nga Komisioni i Ligjeve, me arsyen se nuk plotësonte kushtin për 15 vite punë si prokuror. Në një dalje për media, Muçi duke cituar Kushtetutën, ju drejtua dy deputetëve socialistë, Vasilika Hysi dhe Adnor Shameti, duke iu kërkuar t’i tregojnë se ku e gjetëm kushtin për 15 vite eksperiencë si prokuror, duke i sfiduar se nëse e gjejnë ai do të tërhiqet dhe do të kërkojë ndjesë.
“Mbush 15 vite pas 15 ditë prokuror, në të cilat rreth 10 vjet jam prokuror të Krimet e Rënda. Përmbush kriteret si kreu i parë. Ligji parashikon kreu i katërt. Kushtet ligjore: Ja çfarë parashikon Kushtetuta, neni 148 paragrafi 1: Prokurori i përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vite punë, që kanë mbaruar shkollën e magjistraturës.
Unë jam duke përfunduar doktoraturën. Kam mbaruar shkollën e magjistraturës, në 2001 jam emëruar prokuror, kam qenë drejtor në Drejtorinë e Krimeve Ekonomik-Financiar. Unë sot plotësoj rreth 15 vjet si prokuror. Në vlerësimin tim plotësoj kushtet e një juristi të spikatur. I kërkoj Hysit dhe Shametit ku e gjetën kushtin e 15 viteve prokuror? Nëse i gjejnë unë tërhiqem dhe kërkoj ndjesë”, tha Muçi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY