VIDEO/ Ja si u godit grupi i heroinës në operacionin Bridge të...

VIDEO/ Ja si u godit grupi i heroinës në operacionin Bridge të policisë së Durrësit

114
0
Shares

Policia e Shtetit ka publikuar së fundmi edhe pamjet e operacionit “Bridge”, ku u godit një grup kriminal i shpërndarjes së heroinës në Durrës dhe Shijak. Në pranga përfundoi një prej anëtarëve, tre të tjerë janë në kërkim.

Durrës.Finalizohet operacioni antidrogë i koduar"Bridge".Operacioni nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Durrës godasin një rast të drogave të forta.Sekuestrohet Heroinë.Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 3- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.Është finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar "Bridge".U arrestua në flagrancë shtetasi:• B. T., 39 vjeç, banuese në Shijak.Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:• E. K. 36 vjeç, banues në Shijak;• E. R. 34 vjeç, banues në Durrës;• L. Ç. 39 vjeç, banues në Durrës.Më datë 14.12.2017, pas njw pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar, në qendër të Shijakut, shtetasi Bledar Tahiri u kap në flagrancë dhe I’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:• rreth 179 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë e ndarë në 30 doza.• një peshore elektronike;•një aparat telefoni celuar.Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasit e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.B. T, në rolin e ndërmjetësit I’a blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:• ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Bledar Tahiri dhe E.K. parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.• ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve E.R. dhe L.Ç. dhe E.K. parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Publié par Policia e Shtetit sur vendredi 15 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY