Memaliaj, konflikte për pronën, i riu goditet me sopatë

Memaliaj, konflikte për pronën, i riu goditet me sopatë

141
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Memaliaj.
Një konflikt pronësie është bërë shkak që një 47-vjeçar të qëllojë me sopatë një të ri 25-vjeçar. Sipas policisë i riu është goditur në pjesën e barkut. Më poshtë informacioni paraprak i dhënë nga policia.
“Sot në datë 11.05.2017, rreth orës 12:00, njoftohemi se në fshatin Zhulaj, Njësia administrative “Qersarat”,  Bashkia Memaliaj, shtetasi Bujar Alija, 47 vjeç, banues në fshatin “Zhulaj”, për motive pronësia, ka goditur me mjet të mprehtë (sopate) në pjesën e  barkut shtetasin A.R, 25 vjeç, banues në fshatin “Zhulaj”, i cili u transportua për në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokstër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Nga ana e Polocisë u bë  kapja e autorit dhe po kryhen veprimet proceduriale hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY