VIDEO/ Franca ‘s’lëshon pe’ , Collomb: Azilkërkuesit shqiptarë nisen nga Tirana e...

VIDEO/ Franca ‘s’lëshon pe’ , Collomb: Azilkërkuesit shqiptarë nisen nga Tirana e kryeqytete të tjera, ja strategjia e bllokimit

126
0
Shares

Ministri i Brendshëm i Francës Gérard Collomb gjendet sot në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare, e cila nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, u kuptua se ka për qëllim kërkesën e llogarisë për azilkërkuesit ndaj qeverisë shqiptare. Collomb e tha qartë dhe prerë se Franca po përforcon kufijtë e saj, në mnëyrë që të mbajë larg azilkërkuesit e huaj, përfshirë ata shqiptarë që dëshirojnë te vendosen aty.

Me shqetësim në fakt, ministri francez tregoi se shqiptarët nuk nisen vetëm nga Tirana, por edhe nga kryeqytete të tjera, ndaj Franca po bashkëpunon me shtetet europiane dhe njëkohësisht, 4 oficerë shqiptarë do të  shkojnë në Francë për këtë qëllim.

“4 oficerët shqiptarë, dy do të punojnë në Francë, në Paris me forcat ajrore dhe të kufirit dhe dy në zonat ku janë përqëndruar azilkërkuesit shqiptarë, si në Lion, zonë shumë e prekur nga azilkërkues. Do të ketë një bashkëpunim të fortë për këtë çështje midis ministrit shqiptar dhe ministrit francez. Kjo është marrëdhënie besimi me njeri tjetrin dhe ne e kemi hasur këtë me njeri-tjetrin”, tha Collomb.

Ai madje nuk hezitoi aspak që në sy të Ramës të shprehte kënaqësinë që përjetonte kur shifte shifrat e shqiptarëve që nuk janë lejuar të udhëtojë drejt Francës. “Veç shifrave aktuale, ne kemi edhe vullnetin shumë të mirë. Mendoj se kjo është pozitive”, tha ministri francëz. Collomb shkoi më tej duke nënvizuar se procedurat për azilin dhe emigrimin në Francë duhet të trajtohen me kriteret europiane dhe ato gjermane.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155395535636523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY