STUDIMI/ Siguria ushqimore është zero, kujdes kur konsumoni mish e qumësht sepse...

STUDIMI/ Siguria ushqimore është zero, kujdes kur konsumoni mish e qumësht sepse përmbajnë …

242
0
Shares

Në orët e para të paradites së sotme ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dha alarmin për prezencën e substancave kancerogjene tek qumështi që konsumojnë shqiptarët, duke iu referuar një studimi të AFI. Ky studim rezulton të jetë plotësisht i vërtetë dhe Albanian Food Industry (AFI) ka identifikuar problematikat kryesore lidhur me sigurinë ushqimore në vend.

Studimi i AFI ofron një sërë konkluzionesh dhe rekomandimesh për zgjidhjen e këtyre problemeve, si dhe për ristrukturimin e institucioneve kompetente.

Gjithashtu, janë kryer analizat laboratorike për 5 kategori produktesh ushqimore, të cilët janë përzgjedhur në mënyrë rastësore, ku është testuar cilësia e ofruar nga një pjesë e tregut ushqimor në vend. Rezultatet e kësaj analize nxorën në pah një sërë problemesh, ndër të cilët ishte ngarkesa e lartë mikrobiale te qumështi, mishi dhe nënproduktet e tij.

Deklarata e AFI:
Albanian Food Industry, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ka hartuar studimin “Analiza, Hulumtimi dhe Identifikimi i problematikave të Sigurisë Ushqimore si dhe të Kuadrit ligjor të lidhur me të’

Qëllimi parësor i këtij studimi ka qenë identifikimi i problematikave të sigurisë ushqimore në vend, kryesisht analiza e kuadrit ligjor dhe institucional që lidhet me Sigurinë Ushqimore. Së dyti, ky studim ofron një sërë konkluzionesh dhe rekomandimesh për zgjidhjen e këtyre problemeve, si dhe për ristrukturimin e institucioneve kompetente, pasi sot në Evropë siguria ushqimore garantohet nga sistemet funksionale publike.

Përveç sa më sipër, pjesë e këtij studimi ka qenë edhe kryerja dhe interpretimi i analizave laboratorike për 5 kategori produktesh ushqimore, të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme, duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave për emrat e kompanive të cilave u janë marrë këto mostra. Kjo pasi qëllimi i kësaj pjese të studimit nuk ka qenë të shigjetojë disa kompani, por të testojë cilësinë e ofruar nga një pjesë e tregut ushqimor në vend, për t’ia përcjellë më pas organeve kompetente. Janë këto organe kompetente zyrtare të cilat kanë përgjegjësinë të analizojnë në vazhdimësi dhe në mënyrë të qëndrueshme cilësinë e produkteve ushqimore në treg, duke marrë edhe masat përkatëse në rastet kur konfirmohen parregullsitë.

Gjetjet e kësaj pjese të studimit janë bazuar kryesisht në kryerjen dhe interpretimin e analizave laboratorike për 5 kategori produktesh ushqimore: mish (10 produke të analizuara), fruta perime (8 produkte të analizuara), lëngje (6 produkte të analizuara), qumësht e nënprodukte të tij (4 produkte të analizuara), si dhe vaji (5 produkte të analizuara), si më të rëndësishmet në konsumin publik.

Nga rezultatet e analizave të kategorive të mësipërme rezultuan probleme për një pjesë të këtyre produkteve, ku evidentohen në veçanti: mishi dhe nënproduktet e tij – ngarkesë e lartë mikrobiale (në 2 raste), salmonelë (në një rast) dhe prezencë ngjyruesi (në 4 raste); qumështi dhe nënproduktet e tij – ngarkesë e lartë mikrobiale (në 1 produkt), aflatoksinë (në 2 produkte), acid oleik dhe palmik mbi normat e lejuara (2 produkte); vaji i ullirit – prezencë nën normë të acidit oleik (1 produkt). Këto rezultate i gjeni më të detajuara në studimin bashkangjitur.

Duam të nënvizojmë se mostrat janë marrë një herë, çka do të thotë se problematikat e gjetura nuk reflektojnë domosdoshmërisht një problem të qëndrueshëm të produkteve jashtë parametrave.

Shoqata “Albanian Food Industry” e ka percjellë këtë Studim dhe rekomandimet përkatëse tek të gjtha institucionet publike që kanë lidhje me sigurinë ushqimore: Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrisë së Shëndetësisë, Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, ISUV dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.

Ne besojmë në aftësinë advokuese që Shoqeria Civile ka në bashkëpunim me Median, për të ndikuar që Institucionet zyrtare të adresojnë në kohën dhe menyrën e duhur problematikat që paraqesin të gjithë hallkat institucionale e ligjore të zinxhirit ushqimor./Shqiptarja.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY