‘Le Figaro’: Ministri i Brendshëm Francez shkon në Tiranë për emigracionin e...

‘Le Figaro’: Ministri i Brendshëm Francez shkon në Tiranë për emigracionin e paligjshëm dhe azilkërkuesit

147
0
Shares

Ministri i Brenshëm francez gjendet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, fokusi i së cilës duket të jetë i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria shqiptare në njoftimin e saj për mediat.  Sipas gazetës prestigjoze franceze ‘Le Figaro’, Collomb vjen në Tiranë për të vendosur pikat mbi I për problemet, që azilkërkuesit shqiptarë i kanë shkaktuar Francës.

“Gerard Collomb shkoi në Tiranë për të nxitur Shqipërinë që të mbajë shtetasit e saj dhe për të marrë përsëri ata që tashmë zënë 20% të vendeve në qendrat e pritjes në Francë”, shkruan ‘Le Figaro’, duke e parë si shqetësim madhor problemin me emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve.

Sipas artikullit rezulton të ketë tension mes dy qeverive për problemin e emigrantëve që shkojnë në Francë, kryesisht azilkërkuesve. “Me 2.9 milion banorë. Një e treta e popullsisë tashmë e ka lënë vendin dhe provojne të vendosen diku nëpëer Eruopë. Ministri i Brendshem është në kryeqytetin e këtij shteti të goditur, ish-vend komunist, i minuar nga dyshimet e përsëritura të korrupsionit, për dy ditë maratone diplomatike. Qëllimi: të vendosen njëherë e përgjithmonë dallimet midis Tiranës dhe Parisit për çështjen e migracionit”, thuhet në artikull.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY