DETAJE/ Tahiri “merr zemër” në sallën e gjyqit, ja çfarë dëshmoi para...

DETAJE/ Tahiri “merr zemër” në sallën e gjyqit, ja çfarë dëshmoi para gjykatëses

214
0
Shares

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dëshmuar paraditen e sotme, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Pasi gjykatësja i bëri të ditur vendimin për t’i bllokuar pasaportën dhe lëvizjet jashtë vendit, ajo dëgjoi një dëshmi 60 minutëshe të Tahirit dhe avokatit të tij.  “BË” shkruan se Saimir Tahiri është shfaqur i qetë në sallën e gjyqit. Që në nisje të seancës, ai është shprehur para trupit gjykues se ka marrë dijeni për vendimin, duk u shprehur se në vazhdim do të ishte avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, i cili do të fliste për akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas avokatit mbrojtës nuk ka asnjë rrezik që Saimir Tahiri të largohet jashtë vendit, ndërsa shtoi se vendimi do të çohet në Apel.

“Tahiri është deputet i Shqipërisë, dhe askush nuk është më shumë i interesuar se ai për të zbardhur të vërtetën, pasi është përbaltur politikisht dhe jo vetëm. E prisnim vendimin e gjykatës, por çështjen do ta çojmë në Apel. Gjykata është kthyer në noter të Prokurorisë”, u shpreh avokati Haxhia në sallën e gjyqit.

Ndërkohë pas qëndrimit të shprehur nga avokati i tij mbrojtës, fjalën e ka marrë ish-ministri Tahiri. Një detaj interesant është se ai i është referuar disa herë Orest Sotës, por asnjëherë nuk e tha emrin e tij. “Nuk ka asnjë problem nga masa shtrëngues. Nuk ka asnjë arsye të largohem jashtë vendit. Dua që të zbardhet sa më shpejt e vërteta. Unë kam udhëtuar shpeshherë jashtë vendit, me makina të ndryshme. Por nuk kam udhëtuar me persona të inkriminuar”, ka deklaruar Tahiri.

Qetësia i është larguar në pjesën e mbetur të senacës, ku Tahiri është shfaqur emocional. Aty, duke pritur vendimin nuk kanë munguar as batutat mes Saimir Tahirit dhe avokatit të tij mbrojtës dhe gazetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY