Panariti “plas” megaskandalin: Alarm! Qumështi në vend me substanca kancerogjene

Panariti “plas” megaskandalin: Alarm! Qumështi në vend me substanca kancerogjene

222
0
Shares

Një megaskanda, për të cilin është në djeni Ministria e Bujqësisë, por që hesht, është bërë publik sot nga ish-drejtuesi i këtij dikasteri Edmond Panariti. Ai jep alarmin për cilësinë e qumështit që konsumojnë shqiptarët, duke theksuar se në studimin më të fundit të AFI, janë gjetur përmbajtje kancerogjene në këtë lëndë.

Postimi i Edmond Panaritit:

Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit.

MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!!

Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY