Ekspertiza mjekësore: Ja përse u nda nga jeta në mënyrë të befasishme...

Ekspertiza mjekësore: Ja përse u nda nga jeta në mënyrë të befasishme Adelajda Xhamani

385
0
Shares

Mjekët ligjorë vetëm 6 javë pas ndarjes nga jeta në mënyrë të befasishme të Adelajda Xhamanit në banesën e saj, kanë arritur të përcaktojnë shkakun. Sipas tyre, gazetarja 31-vjeçare ka pësuar një infarkt kongjestiv në zemër, shkak i një sëmundjeje të rrallë të quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës.

Sipas mjekëve, kjo ka sjellë mosfunksionimin e zemrës dhe më pas vdekjen e 31- vjeçares. Në rastin e Adelës, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv, që do të thotë dështim i plotë i muskulit të zemrës. Ata dyshojnë se kjo sëmundje mund të jetë gjenetike, por meqë ajo nuk ishte diagnostikuar më parë, nuk përjashtojnë mundësinë se kardiomiopatia në këtë rast mund të ketë qenë idiopatike. Në këtë rast shkaqet e fillimit të sëmundjes janë thuajse të pamundura të përcaktohen me saktësi.

Mjekët që kryen autopsinë e ish-banores së Big Brother Albania 1 përjashtuan disa faktorë si shkaqe të vdekjes së saj. Ata thanë se nuk kishin hasur ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia, siç u argumentua nga Policia një ditë pas vdekjes apo nga dëshmia e një mikeshe të saj. Nga ana tjetër, ata thanë se nuk kishin konstatuar të ketë pasur shenja dhune, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, shenja injeksioni apo të përdorimit të alkoolit para vdekjes.

Adelajda ndërroi jetë papritur në orët e para të mëngjesit të datës 29 tetor të këtij viti. Ajo ndodhej e vetme në apartamentin ku jetonte me qira, në rrugën “Muhamet Deliu”, kur ka nisur të ketë shqetësime. Në orët e para të mëngjesit ajo i ka telefonuar shoqes së saj, duke i kërkuar që të lajmëronte një ambulancë, pasi nuk po mbushej dot me frymë. Pas kësaj telefonate, shoqja e Adelës ka lajmëruar menjëherë ambulancën, familjarët e saj, por edhe disa miq të përbashkët.

Ambulanca ka mbërritur shumë shpejt në adresën e dhënë, por duke qenë se nuk dihej me saktësi apartamenti i Adelës, mjekët kanë pritur derisa miqtë e saj kanë mbërritur aty me një taksi. Të gjithë janë ngjitur bashkë në katin e katërt. Dera është gjetur gjysmë e hapur, pasi në momentin që po fliste në telefon me shoqen e saj, Adela nga frika se gjendja e saj mund të përkeqësohej, i ka thënë se do ta hapte derën. Ndërsa në momentin që janë futur brenda, ajo është gjetur e shtrirë në korridor. Mjekët nuk kanë konstatuar shenja jete, megjithatë e kanë marrë me ambulancë e janë nisur drejt QSUT-së. Si orë e vdekjes është shënuar 05:10, kohë që përkon me momentin kur mjekët janë futur në apartamentin e saj dhe e kanë konstatuar pa shenja jete./Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY