Para pak minutash ka ndodhur një grabitje në Rinas ku është sulmuar një furgon i blinduar i një banke
të nivelit të dytë.
Mësohet se fillimisht grabitësit kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, ndërsa më pas kanë arritur të marrin shumën 2 milionë euro nga furgoni, para këto që po dilnin jashtë vendit. Banka mësohet të jetë Raifaissen Bank.
Sipas raportuesit videoja e mëposhtme është kapur sapo grabitësit janë larguar, ndërsa personi që del nga automjeti është security i bankës.
Grabitësit e kanë djegur makinën me të cilën udhëtonin në zonën e Urës së Limuthit, duke i humbur të gjitha gjurmët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/