THE ECONOMIST/ Shkatërrimi i karrierës së Tahirit dhe dëmtimi i Ramës, sukses...

THE ECONOMIST/ Shkatërrimi i karrierës së Tahirit dhe dëmtimi i Ramës, sukses për Veliajn

198
0
Shares

“The Economist” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke i konsideruar vëmendje projekteve të Kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Artikulli më shumë duket si një reklamë për Kryebashkiakun Veliaj dhe rrugën e tij politike, duke e lidhur këtë me skandalin që përfshiu qeverinë Rama pas publikimit të dosjes së Habilajve dhe lidhjeve të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Pikërisht në pjesën e fundit të artikullit, që është edhe më interesantja, The Economist, shkruan se sukses për Veliajn në rrugën politike është shkatërrimi i karrierës së ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, karriera e të cilit është shkatërruar.
“Tani ai (Veliaj) nuk mund të jetë në një moment më të mirë. Gjithkush mund të shohë rezultatet e punës së tij dhe, ai përfiton nga mos përfshirja në një skandal që plasi në tetor dhe që e ka dëmtuar Ramën dhe qeverinë e tij.
Një ish-ministër i Brendshëm u akuzua për bashkëpunim me kontrabandistët e drogës, një kërkesë që ai e mohon. Sukses për Veliajn, ish-ministri i Brendshëm, karriera e të cilit është shkatërruar, ishte sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste”, shkruan “The Economist”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY