EMRI & FOTO/ Përplasi makinën e policisë, Gjykata urdhëron rihetim për djalin...

EMRI & FOTO/ Përplasi makinën e policisë, Gjykata urdhëron rihetim për djalin e kryebashkiakut

297
0
Shares

Gjykata e Kurbinit ka vendosur dje të rinisin hetimet ndaj djalit të kryebashkiakut të Laçit, Artur Bardhi, i cili nën drejtimin e një “Benzi” u përfshi në një aksident ku u plagos dhe një efektiv policie.
Gjykata vendosi shfuqizimin e vendimit “për pushimin e hetimeve” në ngarkim të shtetasit Kevi Bardhi duke urdhëruar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin të kryejë hetime të tjera.

Ngjarja
Djali i kryebashkiakut të Laçit është bërë protagonist i një aksidenti me makina në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë kryqëzimit të Gjormit, paraditen e 20 tetorit 2016.
Sipas policisë, Kevi Bardhi, djali i kryebashkiakut Artur Bardhi ka qenë duke ecur me shpejtësi në autostradë me mjetin e tij tip Benz me targë AA 111 OU në momentin kur është përplasur me një furgon që po futej në autostradë, ndërsa ky i fundit ka përplasur një makinë të policisë se Lezhës që ishte parkuar anë rrugës dhe po kryente kontrolle me radar.
Nga aksidenti mbetën të plagosur efektivi i policisë Lekë Ndreca, djali i kryebashkiakut të Kurbinit dhe një pasagjer që ndodhej në mjet me të. Efektivi u dërgua me urgjencë për ndihme mjekësore në Spitalin e Laçit.
Hetimet paraprake asokohe treguan se shkak për aksidentin ishte dalja në mënyrë të menjëhershme në superstrade e mjetit tip Ford me targë AA 602 CH, i cili është përplasur fillimisht me makinën e 20-vjeçarit dhe më pas edhe me një makine policie që ishte në shërbim e parkuar anë rrugës.
Sipas policisë, Kevi Bardhi po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin që shkaktoi aksidentin. Mësohet se Kevi Bardhi u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit dhe u drejtua për në spitalin e Laçit bashkë me shokun që kishte si pasagjer në makinë.
Hetimet e Prokurorisë e nxorën Kevi Bardhin të pafajshëm, por tashmë ka vendosur rinisjen e hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY