Habit gjyshi i 13-vjeçares së përdhunuar: Mbesa s’më dëgjonte, e kam bërë...

Habit gjyshi i 13-vjeçares së përdhunuar: Mbesa s’më dëgjonte, e kam bërë lanet

285
0
Shares

Dëshmi që të lënë pa fjalë vijnë nga Kuçova, aty ku një 13-vjeçare ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga një 49-vjeçar.
Gazetarja Eneida Petova ka siguruar për “BalkanËeb” dëshminë e nënës dhe gjyshit të vajzës së mitur.
Ndërsa e ëma shfaqet mjaft e shqetësuar, pasi vajza nuk i ka treguar asgjë për atë që ka ndodhur, ajo tregon se personi në fjalë, që në Berat të gjithë e njohin me nofkën “Losha” i ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 19-vjeçare, madje ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit.
“Ka dy apo tre vjet që ai e ngacmon vajzën e madhe. Kjo e vogla s’më tregoi asgjë, vetëm shkoi me burrin në polici. Ishte e shqetësuar kështu kur erdhi”, tregon Rajmonda.
Ndërsa ai që ka habitur të gjithë ka qenë gjyshi i moshuar.
Sipas tij, të dyja vajzat nuk ishin të hajrit, pasi nuk e pyesnin.

Gjyshi: Unë për vete kam pensionin tim. Punova me kohë dhe e kam pensionin.

I ndihmoni ekonomikisht?
Gjyshi: Kur ngelin pa bukë iu jap një bukë miell. Çunat tani janë të ndarë kanë terezinë e vetë.

Sa nipër e mbesa ke këtu tek Rajmonda?
Gjyshi: Kam 2 nipër dhe katër mbesa.

Si i ke marrëdhëniet me mbesat?
Gjyshi: S’janë të hajrit, s’më pyesin. Kur s’janë të hajrit i bëj lanet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY