DOSJA “HABILAJ – TAHIRI”/ Oficeri italian zbulon lidhjet e politikës shqiptare...

DOSJA “HABILAJ – TAHIRI”/ Oficeri italian zbulon lidhjet e politikës shqiptare me trafikun ndërkombëtar të drogës

166
0
Shares

Nuk janë vetëm përgjimet e anëtarëve të grupit të Moisi Habilajt, por dëshmitë e ish-oficerëve të policisë që implikuan prej vitesh ish-ministrin e Brendshëm.
Dëshmia më kyçe pritet në ditët në vijim. Është një oficer italian që do të tregojë lidhjet e bandës së shqiptarëve, me politikën dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.
Tashmë, historia e përgjimeve që kanë implikuar ish-ministrin e Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të drogës ka kulmuar me bllokimin e pasaportës së tij dhe të kartës së identitetit. Madje, tashmë janë të lajmëruara edhe të gjitha pikat kufitare ku iu bëhet me dije se shtetasi Saimir Tahiri, edhe pse me imunitet është i ndaluar të dalë jashtë vendi. Ndonëse për tu larguar nga Shqipëria dhe për të hyrë njëherësh, nuk është ndonjë vështirësie e madhe, jo vetëm nga kufiri tokësor po madje edhe nëpër pika kufitare, pasi prej më shumë se dy dekadash ka rezultuar se policia jonë kudo është lehtësisht e korruptueshme. Tahiri, edhe kur u largua pak kohë më parë në drejtim të Gjermanisë, iu tha miqve të vet se ai s`kishte pse të arratisej, pasi ai është i pastër dhe do ta fitojë betejën me drejtësinë. Në fakt, Tahiri, për emrin dhe bëmat e të cilit kanë nisur hetimet në disa procedime penale njëherësh, që nga Katania e deri në Shqipëri, për aq sa mund të hetohet në vendin tonë, ka dalë në një sërë përgjimesh të prokurorëve të antimafies.

Dëshmitë që fundosën Tahirin
Ndaj tij ka dëshmi tronditëse të mënyrës se si instaloi mekanizmin e vënies në shërbim të kultivimit të kanabisit gjithë drejtuesit e lartë të policisë nëpër qarqet kryesore të vendit, për të mos thënë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk janë vetëm përgjimet e Katanias, as dëshmitë e disa ish-oficerëve të policisë, të përndjekur nga policia dhe të braktisur nga Prokuroria që kanë dhënë dëshmi, por së shpejti kundër tij dhe gjithë aparatit drejtues të Policisë së Shtetit shqiptar do të dëshmojnë edhe eksponentë të lartë të Policisë Italiane.
Po ashtu, Tahiri, përveç gjurmëve të tij të shumta që ka lënë prej katër vitesh nëpër vendet ku edhe është tregtuar droga e kultivuar dhe trafikuar nga Policia e Shtetit, ai do të përgjigjet edhe për lidhjet e tij në Polici që janë pjesë e dosjes voluminoze prej më shumë se 10 mijë faqesh në Katania. Po ashtu nën statusin e penduar tashmë gjendet edhe një oficere karriere, e cila është mikeshë e kushëririt të Tahirit, kapos së grupit që ka mundur të hyjë në vendin e mafies italiane për të bërë trafik droge, një vend që në fakt prej më shumë se 70 vitesh nuk hyn as policia dhe italiane italiane. Dosja e bujshme që po plotësohet çdo ditë me emra dhe të dhëna të reja nga skuadra e prokurorëve në Katania, mësohet se ka të listuar me dhjetëra shefa të mëdhenj policie, që kanë qenë në dispozicion të trafikut të drogës.

Hetimet
Vendimi i gjykatës në të cilin u detyrua që ish-ministri i Brendshëm të dorëzojë mjetet e identifikimit. Sipas të dhënave bëhet me dije se deputetit pritet që këto dy ditë të mbërrijë në prokurori ku do të pyetet në lidhje me të dhënat e reja që kanë dalë nga verifikimi i procedimeve të shumta që iu kanë hapur por që iu kanë bashkuar në një të vetme; atë të “dosjes Habilaj”! Po ashtu, mësohet se prokuroria ka edhe fakte të reja që janë nxjerrë nga telefonat e të arrestuarit Orest Sota, djali i biznesmenit i cili u tha se transportonte nga Vlora para dhe patentat personale të Tahirit dhe të bashkëshortes së tij. Ndonëse arrestimi i Sotës u bë publik pas tri ditësh, çka iu dha mundësi të hartonin edhe “të vërtetën” e atij arrestimi, mësohet se tre aparatet telefonik të të riut kanë nxjerrë një sërë bisedash kompromentuese të tij me gruan e ish-ministrit. Edhe pse prokuroria refuzon të jap detaje konkrete për aktet që kanë dalë nga ekspertimet shkencore, bëhet me dije se një prej akteve më të rënda në të cilat është implikuar ish-ministri tashmë lidhen edhe çështjen Sota. Prokuroria është e bindur se valuta që u gjend në mjetin e tij është e Saimir Tahirit dhe se ende nuk është gjetur saktë vendi ku janë marrë paratë nga ana e Prokurorisë dhe e Policisë. Shekulli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY