Shqipëria do të vijojë që të jetë sot dhe nesër nën dominimin e reshjeve të shiut. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin për pasditen e sotme dhe 24 orëshin e ardhshëm.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën veriore reshjet do të jenë mesatare (lokalisht deri intensive), në pjesën qendrore pritet të jenë të dobëta dhe në pjesën jugore vetëm reshje lokale (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 °C / 15 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 13 °C
në vendet malore: 2 °C / 8 °C.
Era
Sot pasdite (e enjte, dt.14) dhe nesër (e premte, dt.15) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/