Italia ia lë stafetën Francës, ministri i Brendshëm vizitë 2 ditore në...

Italia ia lë stafetën Francës, ministri i Brendshëm vizitë 2 ditore në Tiranë, ja axhenda

145
0
Shares

Tirana zyrtare, pas vizitës së ministrit italian të Drejtësisë, do të presë edhe ministrin e Brendshëm të Francës Gerard Collomb. Ai do të zhvillojë një vizitë dy ditore në vendin tonë, me ftesë të ministrit të Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj.

Ministri i Brendshëm francez shoqërohet nga një delegacion i gjerë ku bëjnë pjesë deputetë, drejtues bashkish, drejtues të policisë franceze e gazetarë të disa mediave të njohura. Collomb dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë nesër në Ministrinë e Brendshme bisedime zyrtare me ministrin Xhafaj dhe ekipin e tij.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron, do të priten në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri i vendit Edi Rama.

Grupi i deputetëve dhe kryetarët e bashkive do të priten në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Collomb do të zhvillojë vizitë në kompaninë ‘Aleat’ që prodhon dokumentet biometrikë si dhe në ‘Muzeun e Gjetheve’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY