Hajduti korçar “i dashuruar” me qelinë, del nga burgu dhe kapet sërish...

Hajduti korçar “i dashuruar” me qelinë, del nga burgu dhe kapet sërish duke vjedhur

167
0
Shares

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.3 në Tiranë, kanë arrestuar shtetasin Saleo Stojani, 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ka qenë disa herë i dënuar më parë. Uniformat blu e prangosën korcarrin pasi i ka marrë me dhunë telefonin një shtetaseje.

Mësohet se 24 vjeçari, ka qenë disa herë i dënuar për akuzën e “Vjedhjes” dhe “Plagosje të rëndë me dashje”. Ndërkohë policia dyshon se ky shtetas gjatë dy ditëve të fundit, ka kryer edhe tre vjedhje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Ky shtetas më datë 13.12.2017,  rreth orës 21:35  u kap menjëherë, pasi në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli” , i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i markës “HTC”. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura gjatë 48 orëve të fundit:

  • Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.
  • Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç.
  • Në rrugën “Ibrahim Rugova” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu. Materialet  i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY