Dyshimet se jeta e Ylvi Beqjas, mund të jetë në rrezik ka detyruar Zyrën për Mbrojtjen e Dëshmnitarëve te Drejtësisë, të shtojë masat e sigurisë për biznesmenin dhe familjen e tij.
“BalkanWeb”, bën me dije se prej të paktën dy javësh, biznesmeni i penduar në çështjen kundër Emiljano Shullazit, po ruhet nën masa të rrepta sigurie.
Zyrtarisht, Drejtoria e Policisë së Shtetit, nuk preferoi të jepte komente për këtë çështje, por dyshohet se masat u ndërmorën pas dyshimeve se jeta e Ylvi Beqjas, mund të ishte në rrezik nga të pandehurit apo persona të tretë, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë për çështjen në fjalë.
Mësohet se në bazën ku Beqja mbahet në ruajtje, qëndrojnë forca të shumta speciale dhe policie, për të shmangur cdo kontakt të tij me persona që mund të përbëjnë rrezik potencial për të.
Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazitr dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shuillazi.
Pesë të pandehurit akuzohen për gjiobëvënie ndaj biznesmenëve, Ylvi Beqja, Jani Zaka e Adriatik Kërçuku, shkatërrim të pronës me tritol, krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kërcënimin e profesor Mynyr Konit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/