Pas ‘pilafit’ me Kryeprokurorin, mazhoranca ka 3 kandidatë të shoqërisë civile për...

Pas ‘pilafit’ me Kryeprokurorin, mazhoranca ka 3 kandidatë të shoqërisë civile për KLP, ja emrat

172
0
Shares

Historia tragjikomike e krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që ka prodhuar një ngërç të madh institucional dhe po fut në krizë klasën politike me çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, duket se do të marrë zgjidhje.

Nga procesverbali i grupit të punës pranë Avokatit të Popullit që mban datën e sotme sekretari i përgjithshëm Fatbardh Zenelaj konfirmon se në momentet e fundit të afatit zyrtar tre nga pesë kandidatet e shoqërisë civile Alfred Balla, Entela Hoxha dhe Andi Muratej kanë arritur të plotësojnë të gjitha kriteret formale ligjore.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Klan Plus edhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi. Ne këtë mënyrë pritet që pas seancës dëgjimore të së premtes, lista me tre kandidatët t’i paraqitet komisionit të shoqërisë civile i drejtuar nga Andi Dobrushi dhe më tej Kuvendit që do të zgjedhë me votim një prej tyre në përbërje të KLP.

Mbyllja e këtij procesi i hap dritën jeshile jo vetëm zgjedhjes se kryeprokurorit te ri, por edhe votimit në kuvend të kandidatëve për këshillin e lartë gjyqësor dhe krijimit të njësisë antikorrupsion SPAK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY