‘Fitova 10 mijë $ në skedina’, ironia e gazetarit me kandidatin për...

‘Fitova 10 mijë $ në skedina’, ironia e gazetarit me kandidatin për kryeprokuror: Mua më lë për 1 korne

267
0
Shares

Në dëgjesat që Komisioni i Ligjeve zhvilloi me kandidatët për Kryrprokuror ditën e djeshme çfarë nuk u tha e çfarë nuk u bë. Aty kandidatët edhe njëherë treguan se çuditë me pasurinë e të punësuarve në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë fund. Një prej kandidatëve në dokumentet e tij, për të justifikuar pasurinë ka deklaruar se kishte fituar 3 skedina futbolli me shumën 10 mijë dollarë.

Pikërisht këtë deklarim qesharak e ka ironizuar gazetari i kronikës Eni Ferhati në Facebbok, duke shkruar se sa ‘pa fat’ janë shqiptarët e tjerë që i lë skedina gjithmonë për 1 korne.

‘Një nga këto kanditatët për kryeprokuror paska deklaruar se ka fituar 3 skedina, 4 mijë $ në 2007, 2 mijë $ në 2008 dhe 4 mijë $ në2009. Në total 10 mijë $. Unë ngela tu u djeg për 1 gol ose 1 korne, jo në këto shifra kuptohet. Tani ky ka me shume fat apo është me i zoti’, shkruan në Facebook gazetari i kronikës në TCH, Eni Ferhati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY