Lulzim Basha në Londër me ftesë të kryeministres Theresa May

Lulzim Basha në Londër me ftesë të kryeministres Theresa May

117
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike.

“Forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit janë disa nga objektivat e konferencës e cila sjell bashkë në Londër drejtues të lartë politike nga Ballkani. Vizita e zotit Basha dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër”, thuhet në njoftimin e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY