Avokati i Saimir Tahirit nuk mohon falsifikimin: Letra jonë s’ka vlerë juridike

Avokati i Saimir Tahirit nuk mohon falsifikimin: Letra jonë s’ka vlerë juridike

154
0
Shares

Avokati i Samir Tahirit, Maks Haxhia në një lidhje telefonike me Top Story-n tha se letra e paraqitur nga ish-ministri më 24 tetor nuk ka vlerë juridike.
“Nuk ka vlerë juridike. Letra që kemi marrë ne nuk është për të vërtetuar dhe paraqitur procedurialisht në formën e kërkuar. Nëse do të vinte rasti për ta bërë këtë, do t’i drejtoheshim titullarit të institucionit të Prokurorisë së Catanias”, tha ai.
Avokati Haxhia tregoi në Top Story ndryshimin, sipas tij, të letrës së bërë publike nga Saimir Tahiri më 24 tetor dhe letrës së publikuar nga Top Channel në edicionin qendror të kësaj të mërkure.
“Ka dy mënyra sesi tërhiqet një letër. Letra juaj (Top Channel) është marrë nga titullari i institucionit, kurse letra jonë është marrë nga sekretaria e institucionit. Kur merret nga titullari është ndryshe, kurse ky i yni ishte një dokument i marrë në Sekretarinë e Prokurorisë së Catanias”, u shpreh Haxhia.
Avokati tha se çdokush mund të marrë një vërtetim në lidhje me një çështje të tillë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY