HARTA/ Shi dhe borë, ja qytetet ku do të ketë reshje

HARTA/ Shi dhe borë, ja qytetet ku do të ketë reshje

280
0
Shares

Moti i ngrohtë dhe me diell që karakterizoi vendin tonë ditë e para të kësaj jave, duket se ka mbaruar. Pasi sot në Shqipëri kanë nisur shirat dhe reshjet e borës.
Sipas Meteoalb vranësirat fuqizohen në orët e vona të pasdites në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër ndërsa shira të dobët në zonat Jugore.
Ndërsa parashikohen reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore sepse temperaturat mbeten relativisht të larta.
Pas mesnatës shirat ndalojnë në pjesën më të madhe të territorit ndërsa mbeten prezente në formën e shirave të përkohshëm në zonat e izoluara të Qendrës dhe Juglindjes.
Temperaturat e ajrit kanë vijuar të larta edhe gjatë ditës së mërkurë ndërsa e dita e enjte, sjell një rënie me 2 – 3°C të temperaturave gjatë mëngjesit e mesditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore në 16 – 17°C, temperaturat më të larta gjatë mesditës në zonat Jugperëndimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY