EMRAT/ Ja të dënuarit në Itali të cilët “i fali” drejtësia...

EMRAT/ Ja të dënuarit në Itali të cilët “i fali” drejtësia shqiptare

193
0
Shares

Prej vitesh Italia kërkon që dënimet e dhëna nga drejtësia atje të zbatohen ndaj shtetasve shqiptarë të cilët pasi kryejnë krimet fshihen në Shqipëri.
Ky shqetësim zyrtar i Italisë u përfshi edhe në marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane. Ku në nenin një të kësaj marrëveshje pika B, fraksion 4 thuhet…. “Në këtë kuadër, do t’u jepet prioritet, sektorëve të mëposhtëm: ‘Tejkalimit të problematikës në procedurat e ekzekutimit,në territorin e njërit prej dy vendeve, të dënimeve të dhëna në vendin tjetër’”.
Report TV ka mësuar ekskluzivisht listën që ka shoqëruar ministrin e Drejtësisë, Andrea Orlando në vendin tonë, listë e cila i është bërë publike dhe homologes së tij shqiptare. Dënimet e dhëna nga Italia për akuza të rënda përfshi organizata kriminale, trafik droge, armësh dhe shfrytëzime prostitucioni në Shqipëri, janë konvertuar në disa muaj burg dhe deri në liri për persona të rrezikshëm.

Adriatik Kondi i dënuar në itali me 22 vite dhe i konvertuar nga drejtësia shqiptare në më pak se gjysmën e dënimit Italian në 10 vite.

Sokol Genika i dënuar me 23 vite në Itali dhe konvertuar në Shqipëri në 10 vite.

Ferdinand Lamaj i dënuar në Itali me 19 vite e 9 muaj dhe konvertuar nga drejtësia shqiptare në 2 vite.

Lefter Lamaj i dënuar në Itali me 11 vite dhe konvertuar në Shqipëri me 5 vite.

Alxhi Nallbani dënuar me 11 vite e 2 muaj e 26 ditë dhe konvertuar nga drejtësia shqiptare në 5 vite e 11 muaj.

Fatmir Kajolli i dënuar nga Italia me 22 vite dhe konvertuar në Shqipëri në 5 vite.

Artan Stafa i dënuar me 7 vite e 6 muaj në Itali, në Shqipëri i është konvertuar në 1 vit e 4 muaj.

Por përse ndodh kjo?
Legjislacioni italian në ndryshim nga ai shqiptar njeh dënimet në mungesë. Ndërsa pasi shqiptarët që kanë probleme me drejtësinë në Itali njihen me dënimet kërkojnë transferimin e këtyre dënime këtu dhe përfituar ulje me anë të konvertimeve dhe boshllëqeve ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY