PËRGJIMET/ Edhe “Habilajt” të habitur e shqetësuar nga vjedhja e shumtë e...

PËRGJIMET/ Edhe “Habilajt” të habitur e shqetësuar nga vjedhja e shumtë e votave nga Tahiri dhe PS: Nuk shkohet në Europë me vjedhje

268
0
Shares

Në përgjimet e pjesëtarëve të grupit ‘Habilaj’, flitet dhe për blerjen e votave nga Partia Socialiste dhe Saimir Tahiri.

Në një pjesë të përgjimit të bërë brenda makinës së Moisi Habilajt me targë “IHP2690” në datën 13.01.2014, Eneo Sulaj, njeri i besuar i Moisi Habiljat, flet me një burrë shqiptar dhe i tregon kush shkoi së bashku me Moisiun në një dyqan në Katania ku i kishte prezantuar menaxherin e dyqanit, Antonio Riela.

Eneo: … kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që e kishte kështu kostumin… më tha ‘zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet, ndërsa ata me zgjedhje quajnë votimet… dhe ai më tha ‘po zgjedhjet mire?’ dhe unë i thashë ‘po çfarë të tha, që shkojmë në shkollë… çfarë i thë?’ … dhe ai më thoshte ‘po jo jo .. flet m.q.s ka folur me Saimirn dhe pyet për zgjedhjet” dhe unë i thash “kanë bërë një lëmsh, i kanë vjedhur të gjitha votat…. të futet Shqipëria në Europë’…. kështu fillova të flisja për politikë me atë… dhe Moisiu më thoshte ‘të lutem lëre këtë muhabet sepse do të vijë ai… sepse ka mbajtur numrin (aludon për faktin që Tahiri e ka ruajtur numrin e telefonit të pronarit të dyqanit)… sikur të vijë për të blerë… sepse i kishte pëlqyer (kostumi) … e more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij? .. një gjerdan që kushton 15 mijë euro.

Përgjimet

Përgjime mjedisore brenda automjetit tip BMË 320, me targë BZ140RJ, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj – Regjistrim mjedisor nr 717 i orës 06:46, i datës 10.10.2014. Autoveturë në lëvizje më radion ndezur. Dëgjohet Maridian Sulaj që komenton me Avdul Sulajn, Klardi Sulajn, i thirrur mili njëfarë Niko, si dhe një burrë shqiptar, targat aktuale shqiptare. Maridiani në lidhje me targat thotë:

Maridian: Presidenti e ka 01, kryeministri 02, 03 e ka Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri ynë, vetëm atë kanë.

Avdul: E mirë, janë targa të veçanta.

Maridian: Ah targa të veçanta… (fjalë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhënë ai…

Burri: Cili Artan?

Maridian: Ishte i kushëriri tonë, ai, kryeministri vëlla… si quhet? 03 e kishte ky Saimiri.

Avdul: E ka Saimiri.

Maridian: Po ai është ministër i Brendshëm.

Avdul: Targat e qeverisë, u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.

Maridian: Po ai ia ka dhënë Artanit me gjithë dokumente, ta marrtë dreqi! Çfarë thotë ky, ‘shiten, ua heqin’… është e tij personale o vëlla!

Avdul: E përdor Artani në Vlorë.

Maridian: E ka me dokumentet e tij o vëlla!

Avdul: Eshtë personale, nuk është e punës.

Burri: Nuk e ndalon… (nuk e përfundon fjalinë)

Maridian: Por atë e ka dhënë kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhënë…

Avdul: Po ajo dihet.

Maridian: Por në të vërtetë, ia ka dhënë Moisiut, Moisiu ia ka blerë… me sa ka dashur ia ka blerë.

Pastaj vazhdon një pjesë ku Maridiani dhe Avduli tregojnë për atëherë ku çuan në Shqipëri një makinë të tipit Audi A8, vështirësitë që kishin hasur ë doganën e Vlorës, aq sa Maridiani kishte marrë në telefon Moisiun për të shkuar tek ata.

Ndërkohë në një pjesë tjetër të përgjimit të bërë brenda makinës së Mosi Habilajt me targë IHP2690 në datën 13.01.2014, Eneo Sulaj flet me një burrë shqiptar dhe i tregon kush shkoi së bashku me Moisiun në një dyqan në Katania ku i kishte prezantuar menaxherin e dyqanit, Antonio Riela.

Eneo: … Kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që e kishte kështu kostumin… më tha ‘zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet, ndërsa ata me zgjedhje quajnë votimet… dhe ai më tha ‘po zgjedhjet mire?’ dhe unë i thashë ‘po çfarë të tha, që shkojmë në shkollë… çfarë i thë?’ … dhe ai më thoshte ‘’po jo jo .. flet m.q.s ka folur me Saimirn dhe pyet për zgjedhjet” dhe unë i thash “kanë bërë një lëmsh, i kanë vjedhur të gjitha votat…. të futet Shqipëria në Europë’…. kështu fillova të flisja për politikë me atë… dhe Moisiu më thoshte ‘të lutem lëre këtë muhabet sepse do të vijë ai… sepse ka mbajtur numrin (aludon për faktin që Tahiri e ka ruajtur numrin e telefonit të pronarit të dyqanit)… sikur të vijë për të blerë… sepse i kishte pëlqyer (kostumi) … e more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij? .. një gjerdan që kushton 15 mijë euro.

Burri: Po çfarë po thua?

Eneo: Tani… për tani që u nis… përveç parave…

Burri: Kostumin dhe

Eneo: Jo.. jo

Burri: Nuk jep asgjë pa bashkëshorten.. thua

Eneo: Jo përveç Sokolit që i mori paratë për ‘punë’ Saimiri nuk donte para… është e qartë… sepse…. me ata…. dhe i dha … i dha gjerdanin me diamante…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY