EMRI & FOTO/ Kandidati i tretë për kryeprokuror: Prokurorët të papërgjegjshëm dhe...

EMRI & FOTO/ Kandidati i tretë për kryeprokuror: Prokurorët të papërgjegjshëm dhe me reflekse të kohës së vjetër

136
0
Shares

Kandidati për kryeprokuror, Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ka shpalosur platformën e tij për këtë post. Në Komisionin e Ligjeve, Selmani zbuloi dy avantazhet, që sipas tij, ka ndaj kandidatëve të tjerë për kryeprokuror.
Ai tha se ka eksperiencë në të gjitha nivelet e Prokurorisë, si dhe ka akumuluar përvojën e duhur me ligjet dhe procedurat penale që prej vitit 2001.
“Unë kam nja avantazh në krahasim me kandidatët e tjerë, sepse kam eksperiencë në të gjitha nivelet e Prokurorisë, në të gjitha nivelet e punës së saj. Kam dhe një avantazh tjetër, kam që në vitin 2001 që kam akumuluar një përvojë të duhur lidhur me ligjin dhe procedurat penale dhe për këtë do doja të më jepej mundësia për ta shpërndarë në mënyrën e duhur drejt bazës. Është ulur përgjegjshmëria e prokurorëve në marrjen e vendimeve dhe kjo ka prodhuar defekte. Reforma në Drejtësi do sjellë patjetër ndryshimin në këtë drejtim. Prokurorët ende kanë reflekse të kohës së vjetër, kur prisnin me kokën lart çfarë do të thoshte drejtori”, tha Selmani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY