EMRI & FOTO/ Kandidatja e dytë për kryeprokurore: Prokuroria në kaos, prokurorët...

EMRI & FOTO/ Kandidatja e dytë për kryeprokurore: Prokuroria në kaos, prokurorët të hutuar

170
0
Shares

Kandidatja për kryeprokurore të përkohshëm, Artan Marku, prokurore në Shkodër, ka shpalosur platformën e saj për këtë post. Marku ka zbuluar arsyet kryesore që e kanë shtyrë të kandidojë për këtë post, teksa ka hedhur akuza të forta ndaj institucionit të Prokurorisë.
Marku deklaroi në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në kaos dhe se ajo është e aftë për t’i rikthyer normalitetin. Më tej, kandidatja theksoi se prokurorët janë të hutuar, të demotivuar, pasi sipas saj, emërimet nuk kanë lidhje me meritat.
“Përfaqësoj me dinjitet një brez të tërë të të diplomuarve në shkollën e magjistraturës. I plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur në këtë post, duke besuar te transparenca. E shoh Prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të kthej normalitetin. Prokurorët janë të hutuar, të demotivuar, pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat. Në sistem ka prokuror me integritet e moral, që mund t’i japin sistemit shumë. Do bëj të zbatohen drejt ligjet. Do inkurajoj çdo prokuror që të trajtojë e zgjidh çdo çështje. Do garantoj mbështetjen time në hetimin e çështjeve. Do bëj të mundur ndryshimin e situatës aktuale që ka të bëjë me ruajtjen e sekretit hetimor. Çështjet që kam trajtuar unë kanë të bëjnë me trafikun e armëve, lëndëve plasesë dhe rrëmbim personi,. Këto çështje i kanë kaluar prokurorisë së krimeve të rënda dhe kanë përfunduar me sukses aty. Puna ime është vlerësuar edhe nga UPTAD. Në vendimmarrje nuk jam ndikuar nga asnjë ndërhyrje. Nuk i detyrohem askujt për asgjë sepse për çdo gjë ia kam dalë vetë. Nuk kam qenë asnjëherë subjekt i ndonjë hetimi”, deklaroi rta Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY