EMRAT & KRONOLOGJIA/ Policia “dokumenton” grabitjen në 5 minuta, ja 5 policët...

EMRAT & KRONOLOGJIA/ Policia “dokumenton” grabitjen në 5 minuta, ja 5 policët privatë të arrestuar

42
0
Shares

Policia ka dhënë detaje për grabitjen e sotme. Duke renditur një kronologji të grabitjes, policia ka bërë të ditur edhe emrta e 5 policëve privatë të arrestuar.
Pesë punonjësit e policisë private janë arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Policia dyshon se ata nuk kanë vepruar sipas procedurave standarde ne momentin e grabitjes, edhe pse kane qene te armatosur.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Informacion lidhur me ngjarjen e ditës sotme në vendin e quajtur mbikalimi Rinasit.

Kronologjia e ngjarjes si më poshtë


qafe kashar grabitja e parave te bktNe oren
13 :10 njofton patrulla e policise se mjetet e blinduara te Shoqerise Private sigurise fizike kane kaluar ne drejtim te Rinasit .
Ne oren 
13:24, ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë .
Me marrjen e njoftimit patrulla e policise eshte nisur në drejtim te vendit ku eshte marre   telefonata.
Sqarojme se në mes te rruges eshte konstatuar trafik nga patrulla dhe jane detyruar te lene makinen dhe te shkojne me kembe ne drejtim te Universitetit Epoka.
Ne  oren
13:29 shkon shefi i Komisariatit Vore  ne vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.
Ne orën
13:34 ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës   private  i cili ka kërkuar ndihmë policore.
Ne oren
13:35 patrulla e policise mberrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqerise fizike.

Ata i kane spjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.
Sqarojme se nga Salla Operative e shoqerise perkatese nuk eshte dhene asnje njoftim  mbi ngjarjen e ndodhur ne sallen operative te Drejtorise Vendore Policise Tiranës.
Ne vendngjarje jane  konstatuar  dy automjete të pershtatura si te blinduara të një shoqërie private,  që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.
Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga  nga një automjet  tip fuoristradë duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej  tij  kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.
Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve  kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit  e shoqërisë private të cilët ndodheshin në  të.
Pasi  kanë marrë sasinë e parave , ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.
Sqarojme se automjetet e shoqerise fizike te pershtatur si mjet i blinduar  jane demtuar nga autoret ne pjesen e pasme duke perdorur mjet prerese te dyshuar  motosharre dhe marre me pas shumen e parave.
Gjithashtu eshte konstatuar se  kamerat e mjeteve te pershtatura si blind kane qene te fikura dhe GPS nuk ka qene I vendosur ne thaset e parave por ne nje thes I cili u gjet I vendosur poshte sediljes se shoferit.
Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja.
Nga  shërbimet policore , janë konstatuar/gjetur dy  mjete që po  digjeshin pranë disa banesave , në vendin e quajtur “Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.
Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.
Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar.

Si rrjedhoje jane arrestuar shtetasit

Xhelil Metaj , 43 vjeç punonjes SHPSF,
Gentian Dedja , 31 vjeç  punonjes SHPSF,
Perparim Logu , 39 vjeç , punonjes SHPSF,
Endrit Daçi, 31 vjeç , shofer i shoqerise,
Dashamir Balla, 42 vjeç shofer i shoqerise.

Vazhdojnë hetimet per dokumentimin e plote te ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY