“1 në 3 tendera pa garë”, Tabaku: Prokurimet Publike janë turpi më...

“1 në 3 tendera pa garë”, Tabaku: Prokurimet Publike janë turpi më i madh i qeverisë Rama

163
0
Shares

Paraditen e sotme në Komisionin e Ekonomisë u mbajtën dëgjesat me kandidatë për kryetar dhe komisionerë të Prokurimit Publik. Të gjithë procesin e atyshëm, deputetja e PD, Jorida Tabaku e cilëson si një një farsë që u luajt në bashkëpunim të deputetëve të mazhorancës me kandidatët.  “Prokurimet publike janë turpi i kësaj qeverie”, shprehet Tabaku.

Postimi i Jorida Tabakut:

“A e dini se nga 33.618 procedura prokurimi 9613 procedura ose 28,5% të procedurave janë procedura me negocim pa shpallje? Kush mban përgjegjësi për këtë që 1 në 3 tendera janë pa garë, e ato që janë me garë i janë me garë totalisht fiktive?

Unë sot e pashë se kush ishte përfshirë në këtë proces, e pashë se cdo vendim merrej nga individë që nuk kanë asnjë meritë tjetër përvec lidhjeve politikë e asnjë ditë pune tjetër në asnjë institucion përvec atyre në Komisionin e Prokurimit Publik.

Sot komisioni i Ekonomisë pati një dëgjesë me kandidatët për Komisionerë dhe Kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik. Ligji i prokurimit publik ndryshoi për tu përshtatur me BE dhe një nga kërkesat kryesore ishte rritja e pavarësisë së Komisionit të Prokurimit Publik duke i dhënë rol Parlamentit në përzgjedhjen e kandidatëve.

I gjithë procesi që u zhvillua përvecse është një farsë por tregoi dhe fytyrën e vërtetë të Komiisonit të Prokurimeve Publike:

Nga 10 kandidatë që konkuruan, 5 ishin kryetar/zëvendës kryetar dhe anëtarë aktualë të Komisioni të Prokurimit Publik duke e bërë totalisht të pavlefshme kërkesën për pavarësi të këtij institucioni.

Cilësia e kandidatëve linte për të dëshiruar, kur kryetar/ zëvendës kryetar dhe anëtarë aktualë të komisionit nuk njihnin ligjin, procedurat, rregulloren nuk mbanin përgjegjësi për vendimet, nuk i kujtoheshin asgjë nga vendimarrja e tyre në detyrë.

Vendimet e Komisioni të Prokurimit Publik janë të gjitha të njëjta me ato të enteve prokuruese. Sic pohoi një nga kandidatët në 99 përqind të rasteve nuk ndryshohet vendimi pavarësisht ankimimit.

Në disa vendime të cilat u cituan nga opozita brenda të njëjtit vendim kishte dy qëndrime të ndryshme për të njëjtën cështje.

Vendimet ishin qartësisht klienteliste dhe zv/kryetarit në detyrë nuk i kujtohej se pse kishin ndërruan vendimin psh për Koncesionin e Rrugës së Kombit ku u përzgjodh garuesi i dytë me ofertë më të pavaforshme ekonomike.

I gjithë procesi sot ishte një farsë, pak a shumë i njëjtë me procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP), ose si cdo proces tjetër që zhvillon kjo qeveri.

Lufta ndaj korrupsionit është një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie. Për të luftuar korrupsionin duhet vullnet politik që fatkeqësisht mungon. Këto na largojnë nga BE, vendimet, veprimet e vullneti i kësaj qeverie!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY