FOTO/ Prurjet nga reshjet ‘fryjnë’ Fierzën me ujë edhe mbeturina

FOTO/ Prurjet nga reshjet ‘fryjnë’ Fierzën me ujë edhe mbeturina

133
0
Shares

Liqeni i Fierzës është mbushur së fundmi nga prurjet e ujit, që po i tejkalojnë parashikimet. Niveli i tij po rritet çdo ditë dhe duket një situatë e kënaqshme, e për më tepër deri tani lehtësisht e menaxhueshme për KESH.

Mësohet se që nga reshjet e fundit është rritur me të paktën 11 metra. Të kënaqur nga kjo situatë janë edhe peshkatarët që punojnë në liqen, pasi kanë kapur sasi të konsiderueshme peshku.

Por sipas ekspertëve mjedisorë ka një problem të madh, pasi bashkë me prurjet e shumta të ujit, te cilat i kalojnë 2000 metër kub në sekondë, lumenjtë kanë sjellë edhe materiale ndotëse në liqen, përfshirë ato plastike, lëndë drusore e mbeturina të ndryshme.

Erërat e ditëve të fundit i kanë larguar drejt bregut e gjireve të fshehta të liqenit, ndërkohë që shqetësimin nga mbetjet e kanë nënvizuar edhe peshkatarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY